Udhëtimi i të rinjve në Patok
Të rinjtë e kishës së Bashkuar Metodiste në Tiranë udhëtuan për në Lagunën e Patokut fundjavën e 24 marsit. Falë Zotit, koha ishte me diell dhe i favorizoi të rinjtë të kryenin udhëtimin e tyre, i cili i shtohet dhjetëra aktiviteteve të tjera që ata kryejnë jashtë kishës. Ata shijuan një drekë në natyrë me produktet e zonës dhe kaluan kohë me njëri-tjetrin. Këto aktivitete sa vjen edhe i lidhin të rinjtë më shumë me njëri-tjetrin. Shoqëria dhe atmosfera që ata kanë përçon vlerat më të mira që një shoqëri të rinjsh mund të ketë.