Evente

20 Tetor

Ora 10:00

Maratona e Tiranës

Për të disatin vit radhazi anëtarët e KBM Shqipëri do të vrapojnë nën moton “Shpresëdhënës”, përmes së cilës sigurohen fondet për të financuar projektin “Ndërhyrja e Herëshme”, përmes së cilës marrin ndihmë logopedie edhe terapie disa fëmijë në Tiranë.

Këtë vit rreth 20 persona do të vrapojnë për t’i dhënë mundësi fëmijëve me aftësi ndryshe të marrin trajtim edhe për vitin e ardhshëm.

Home


13 Tetor

Festa e të Korrave (Dita e Falenderimeve)

Kishat e Bashkaura Metodiste do të festojnë të Dielën e 13 Tetorit Festivalin e të Korrave, ose siç quhet ndryshe Dita e Falenderimeve.

Festimet në Tiranë: Ora 10:00

Festimet në Pogradec: Ora 18:00

Festimet në Elbasan: Ora 10:00

Festimet në Durrës: Ora 12:00

Festimet në Buzahishtë: Ora 18:00


18 – 22 Shtator

Vizita e peshkopit Dr. Stefan Zürcher dhe ordinimi i dy pastorëve të KBM Shqipëri

Peshkopi i kishës sonë Dr. Stefan Zürcher dhe bashkëshortja e tij Valerie do të kryejnë vizitën e dytë në Shqipëri. Këtë herë për të parë nga afër punën e Kishës Metodiste më të re në Shqipëri, atë të Buzahishtës, por edhe për të mbajtur seminare me pastorët, pasi dy nga ata Florian Çela dhe Gjergj Lushka do të shugurohen duke u bërë pastorë me kohë të plotë sipas strukturës së Kishës Metodiste.


23-25 Gusht

Kampi Malor i të Rinjve

Të rinjtë metodistë çdo vit organizojnë kampin e tyre malor, ku nga vetë emri zgjedhin relieve të larta, ku kalojnë kohë me njëri-tjetrin dhe ndihen më afër me Perëndinë, përmes bukurive që ai na ka falur.

Këtë vit Kampi malor do të zhvillohet në Fushë Studen, një pikë turistike tepër e rëndësishme e qytetit të Librazhdit.

Këtë vit jemi të lumtur t’ju ftojmë në Gjinar në datat 23-25 gusht.

Ju mirëpresim!


31 Korrik – 4 Gusht

Kampi Veror i Fëmijëve

Fëmijët e Kishave të Bashkuara Metodiste për afro 15 vjet zhvillojnë kamp fëmijësh në Pogradec.

Ky aktivitet i shumëpritur nga fëmijët e kishave tona konsiston në edukimin e tyre të krishterë, për të mbjellë rrënjë të forta në rritjen e tyre shpirtërore.

Të gjitha mësimet shoqërohen me lojëra zbavitëse shumë të dashura për ta.

Kisha siguron gjithçka që fëmijëve të mos ju mungojë asgjë, jemi të lumtur t’ju njoftojmë se këtë vit do të zhvillohet nga 31 korriku deri në 4 gusht.


5 – 10 Korrik

KAMPI VEROR FAMILJAR SPILLE

Ashtu siç do vit prej afro 1 dekadë e gjysmë Kisha e Bashkuar Metodiste e Shqipërisë organizon kampe familjare. Këtë vit, ai do të zhvillohet në Spille. Anëtarët e kishave tona kalojnë një kohë të bekuar me njëri-tjetrin dhe krahas temave kuptimplota të krishtera, ata kanë mundësinë që të shijojnë detin dhe plazhin e Spillesë, si edhe të argëtohen përmes dhjetëra aktiviteteve që kisha jonë ofron. Kemi kënaqësinë t’ju inofrmojmë se këtë vit, kampi veror familjar do të zhvillohet nga data 5 korrik deri në 10 korrik.


2 Qershor

Dita e Kishës

Të gjithë anëtarët e kishave metodiste festojnë 1 herë në vit Ditën e Kishës. Dita e kishës ose Kirchentage është një nga aktivitetet kryesore të bashkësisë sonë. Këtë vit ajo do të zhvillohet në 2 qershor në Fushë-Studen, një zonë turistike në Librazhd. Në Ditën e Kishës, anëtarët e kishave tona dhe miqtë që ata ftojnë kalojnë një kohë të bekuar në natyrë, e shoqëruar me aktivitete zbavitëse dhe barbeque.


21-23 Maj

Udhëtimi i grave metodiste në Filipi

Disa nga gratë e kishave tona do të kenë mundësinë për të kaluar një kohë të bekuar në vendet e shenjta dhe historike, ku apostull Pali shpërndau ungjillin. Disa nga gratë e kishave tona së bashkë me gra nga Maqedonia dhe Serbia do të kalojnë një kohë të bekuar në Filipi dhe qytetin e Lidias, vend ku edhe ajo u pagëzua. Po ashtu do të ketë edhe një kohë për shopping dhe kafe në qytetin e bukur të Kavallës.


18 Maj

Dita Kombëtare e të Rinjve të Kishës së Bashkuar Metodiste

Çdo vit, të rinjtë e kishave tona mblidhen me njëri-tjetrin për të kaluar kohë në atë që tashmë quhet Dita e të Rinjve. Është një mundësi shumë e mirë për ta për të kaluar kohë me njëri-tjetrin, për të adhuruar Perëndinë, për të kryer aktivitete zbavitëse. Këtë vit ajo do të mbahet në Pogradec.


24 Prill – 26 Prill

Udhëtimi i pastorëve në Filipi dhe qytetin ku u pagëzua Lidia

Pastorët e ordinuar të kishave të bashkuara metodiste të Shqipërisë patën mundësinë që të vizitonin Sitin Arkelogjik të Filipisë të Apostull Palit. Ata patën mundësinë të njihen më nga afër me historinë dhe njëherazi me shkrimet e shenjta në bibël. Po ashtu ata vizituan edhe qytetin, ku u pagëzua Lidia. Me ta ishin gjithashtu 2 vëllezër dhe një motër nga Maqedonia, si edhe superintendent Wilfried Nausner & Jean Nausner.


4-7 Prill

2024

Konferenca Vjetore Monospitovo 2024

 

Konferenca Vjetore e Kishës së Bashkuar Metodiste në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri këtë vit u mbajt në Monospitovo të Maqedonisë së Veriut.

Ky event tejet i rëndësishëm për të tria distriktet tona ka në qendër të tij, bashkëpunimin e ndërsjelltë, shkëmbimin e eksperiencës, marrjen e vendimeve për vazhdimësinë e kishës në vitin e ardhshëm, por edhe në marrjen e vendimeve afatgjatë.

Konferenca Vjetore këtë vit u drejtua nga peshkopi Dr. Stefan Zürcher, për herë të parë, që kur mori detyrën vitin e shkuar.

 


09 Mar.

2024

Konferenca e Distriktit 2024

Konferenca e Distriktit është një përmbledhje e të gjithë punës së bërë gjatë një viti kalendarik. Në të përfshihen superintendenti, personi përgjegjës për financat e kishës, pastorët, predikuesit laikë, si dhe të gjithë ata që drejtojnë shërbesat me fëmijët, të rinjtë, koordinatorët, apo përgjegjësit e projekteve. Krahas transparencës, në Konferencën e Distriktit shtrohen tema të ndryshme ku ka vend për përmirësime, këshilla, vërejtje, sugjerime, me qëllim përmirësimin e Kishës Metodiste të Shqipërisë në tërësi në vitin pasardhës. Konferenca e Distriktit organizohet një herë në vit dhe vjen fill pas konferencave lokale në 5 kishat tona. Po ashtu ajo i paraprin Konferencës Vjetore, në të cilën marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.


25 – 03 Mar.

2024

Konferencat Lokale

Konferencat Lokale  organizohen nga Kisha Metodiste me përfshijen e klerit, udhëheqësit e kishës dhe anëtarët që mblidhen së bashku për të diskutuar aspekte të ndryshme të jetës së kishës lokale, të tilla si çështjet shpirtërore, kontaktet me komunitetin, vendimet administrative dhe tema të tjera përkatëse.

Në distriktin e Shqipërisë mbahen 4 Konferenca Lokale: Tirana, Pogradec, Elbasan, Durrës.


28 Jan.

2024

Udhëtim në Dardhë

Të rinjtë e Kishës Metodiste në Tiranë do të organizojnë përsëri këtë vit udhëtimin e tyre tradicional në Dardhë për ski. Udhëtimi do tu ofrojë të rinjve një mundësi të shkëlqyer për të lidhur marrëdhenie të reja, për të forcuar miqësitë dhe. Njëkohësisht, ata kanë planifikuar të zhvillojnë një shërbesë të hapur në natyrën e mrekullueshme me borë. Kjo ngjarje jo vetëm do t’u ofrojë të rinjve momente të vecanta argëtimi dhe sfide, por edhe do t’i nxisë ata për të vazhduar rrugën e tyre shpirtërore me përkushtim dhe solidaritet ndaj bashkësisë.


28 Jan.

2024

Shërbesa e Besëlidhjes

Shërbesa e Besëlidhjes është një moment i rëndësishëm për metodistët të reflektojnë mbi udhëtimin e tyre shpirtëror, të rikushtohen për dishepullizim dhe të kërkojnë udhëzim nga Perëndia për vitin që vjen. Është një kohë për reflektim personal. Kjo  shërbesë është një ngjarje e shenjtë për bashkësitë tona, kur ne kujtojmë besëlidhjen me Zotin në momentin që kemi pranuar Krishtin në jetën tonë dhe jemi pagëzuar.


09-10 Dhjetor

10:00

Seminar me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e konferencës së Qarkut

Një seminar 1-ditor i organizuar në Golem ku do të flasim më tepër mbi mbarëvajtjen dhe të ardhmen e kishës.


22 Tetor.

09:00

Maratona e Tiranës

KBM prej vitesh është pjesë e Maratonës së Tiranës, si një mundësi për të mbledhur fonde dhe siguruar suport për projektin social Ndërhyrja e Herëshme

Ftojmë të gjithë të na bashkohen!


15 Tetor

10:00

Festivali i të korrave (Shërbesa)

Shërbesë festive ku të gjithë anëtarët janë të ftuar për tu bashkuar. Një traditë disavjeçare e KBM në Shqipëri.


02-07 Shtator.

10:00

Vizitë nga Peshkopi

Distrikti i Shqipërisë ka nderin të presë për një vizitë Peshkop Stephan Zürcher. Ai do të shikojë nga afër punën e mrekullueshme që bëhet në Shqipëri dhe do takojë pastorët në një bisedë miqësore.


15-20 Gusht.

10:00

Seminari  i dytë veror familjar

Do të organizojmë edhe këtë vit sërisht seminarin veror ku marrin pjesë të gjithë anëtarët e Kishës së Bashkuar Metodiste Shqipëri.


8-13 Gusht.

18:00

Seminari  i parë veror familjar

Do të organizojmë edhe këtë vit sërisht seminarin veror ku marrin pjesë të gjithë anëtarët e Kishës së Bashkuar Metodiste Shqipëri.


21-25 Korrik.

10:00

Kampi veror i fëmijëve

Ashtu si çdo vit tjetër edhe këtë vit do të zhvillohet kampi veror i fëmijëve në Pogradec.

I jemi shumë falenderues Perëndisë për mundësitë që na jep, për bashkëpunëtorët edhe të gjithë personat që kontribuojnë në realizimin e këtij kampi për të 12-tin vit rradhazi.