Aktivitete jashtë kishës

Të rinjtë e Kishës Metodiste në Tiranë organizuan përsëri këtë vit udhëtimin e tyre tradicional në Dardhë për ski. Udhëtimi u ofroi të rinjve një mundësi të shkëlqyer për të lidhur marrëdhenie të reja, për të forcuar miqësitë dhe njëkohësisht, ata kanë zhvilluar një shërbesë të hapur në natyrën e mrekullueshme me borë. Kjo ngjarje jo vetëm u ofron të rinjve momente të vecanta argëtimi dhe sfide, por edhe do t’i nxisë ata për të vazhduar rrugën e tyre shpirtërore me përkushtim dhe solidaritet ndaj bashkësisë.