Mirë se erdhet në bashkësinë tonë!

Metodistët janë njerëz që i besojnë Perëndisë sepse e dinë se ai i do ata. Ne mësojmë nga Jezusi.

Bashkësia e Pogradecit

Kisha Metodiste ka në misionin e saj të përbashkët të shkojë tek njerzit që pranojnë dhe lejojnë Krishtin të vijë për të ndryshuar jetën e tyre.

Ju ftojmë ti bashkoheni shërbesave dhe aktiviteteve tona pranë ambjenteve të Kishës Metodiste Pogradec, prezenca juaj është gëzimi dhe bekim për ne.

Shërbesat

E Shtunë: ora 17:00 koha e lutjes
E Diel  ora 17:00 shërbesa
2 të Enjte në muaj zhvillohet  takimi i grupit të grave në orën 17:00
Të Premten e fundit te muajit zhvillohet takimi i grupit të burrave në orën 18:00

Adresa: Rruga  Dëshmorët e Pojskës 52, shëtitorja e liqenit, Pogradec

 

03 Mars

16:00

Konferenca Lokale

Konferenca lokale  organizohet nga Kisha Metodiste me përfshijen e pastorit, udhëheqësit e kishës dhe anëtarët që mblidhen së bashku për të diskutuar aspekte të ndryshme të jetës së kishës, të tilla si çështjet shpirtërore, kontaktet me komunitetin, vendimet administrative dhe tema të tjera përkatëse.


28 Jan.

2024

Shërbesa e Besëlidhjes

Shërbesa e Besëlidhjes është një moment i rëndësishëm për metodistët të reflektojnë mbi udhëtimin e tyre shpirtëror, të rikushtohen për dishepullizim dhe të kërkojnë udhëzim nga Perëndia për vitin që vjen. Është një kohë për reflektim personal. Kjo  shërbesë është një ngjarje e shenjtë për bashkësitë tona, kur ne kujtojmë besëlidhjen me Zotin në momentin që kemi pranuar Krishtin në jetën tonë dhe jemi pagëzuar.


Drejtuesit

Këtu po prezantojmë shkurtimisht veten

Mustafa Isufi
Pastor
Perparim Kasmollari
Predikues Laik