Mirë se erdhet në bashkësinë tonë!

Metodistët janë njerëz që i besojnë Perëndisë sepse e dinë se ai i do ata. Ne mësojmë nga Jezusi.

Bashkësia e Elbasanit

Mirë se erdhet në bashkësinë e Kishës së Bashkuar Metodiste Elbasan. Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të pranojnë Jezusun në jetën e tyre, të shpëtohen dhe të nisin një jetë të re.

Ju mirëpresim!

Shërbesat

Të Dielën në orën 10:00 zhvillohet Shërbesa dhe Takimi i Fëmijëve.
Një herë në dy javë, cdo të mërkurë zhvillohet Studimi i Biblës në orën 16:00.

Adresa: Rruga Dhimitër Shuteriqi, lgj. 5 Maj, Elbasan

 

03 Mars

11:00

Konferenca Lokale

Konferenca lokale  organizohet nga Kisha Metodiste me përfshijen e pastorit, udhëheqësit e kishës dhe anëtarët që mblidhen së bashku për të diskutuar aspekte të ndryshme të jetës së kishës, të tilla si çështjet shpirtërore, kontaktet me komunitetin, vendimet administrative dhe tema të tjera përkatëse.


28 Jan.

2024

Shërbesa e Besëlidhjes

Shërbesa e Besëlidhjes është një moment i rëndësishëm për metodistët të reflektojnë mbi udhëtimin e tyre shpirtëror, të rikushtohen për dishepullizim dhe të kërkojnë udhëzim nga Perëndia për vitin që vjen. Është një kohë për reflektim personal. Kjo  shërbesë është një ngjarje e shenjtë për bashkësitë tona, kur ne kujtojmë besëlidhjen me Zotin në momentin që kemi pranuar Krishtin në jetën tonë dhe jemi pagëzuar.


Drejtuesit

Këtu po prezantojmë shkurtimisht veten

Florian Çela
Pastor
Lumturi Panxhi
Predikuese Laike