Aktivitete jashtë kishës

Grupi i grave në bashkësinë e Pogradecit është një grup shumë aktiv dhe i bashkuar. Një shërbesë ndryshe vendosën të organiojnë motrat tona nga bashkësia në Pogradec. Ato udhëtuan së bashku në Moravë të Korçës dhe zhvilluan aty një takim në natyrën e bukur malore. Zoti gjendet kudo mjafton ta kërkosh edhe ai të përgjigjet. E ku mund ta përjetosh Perëndinë më afër se tek natyra e bukur që vetë Ai ka krijuar?

Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj. Sepse ai e ka themeluar mbi detet dhe e ka vendosur mbi lumenjtë.
Psalmet : 24, 1-2