Kampi malor, Qafshtamë
Metodistët besojnë që Perëndia është i kudondodhur dhe natyra, mali janë vepër e duarve të Tij. Këtë verë zgjodhëm zonën malore të Parkut Kombëtar Qafshtamë për të kaluar tre ditë të mbushura me ajër të freskët, ujë të ftohtë, kohë miqësie, ngjitje në mal, gatime bio dhe mbi të gjitha ushqim shpirtëror. Kampit ju bashkuan 20 të rinj nga të gjitha bashkesitë tona Metodise. Tema e verës ishte: “Eksperienca me Perëndinë në mal”. Ne adhuruam Perëndinë përmes këngës, lutjes, mesazhve nga predikimi i pastor Gjergjit dhe pastor Mustafait. Bukuritë e natyrës që janë krijimi i Perëndisë do të mbesin në kujtesën e të gjithë pjesëmarrësve në kampin malor. Dua të falenderoj të gjithë ata që morën pjesë me organizimin dhe kontiburin e tyre që mbarëvajtja e kampit të ishte e suksesshme. Perëndia është i mirë dhe gjithmonë siguron kohë të bekuar.