Takimi i të rinjve

Takimi me të rinjtë e kishës së Tiranës zhvillohet çdo të enjte në orën 19:00. Krahas diskutimeve dhe temave të përzgjedhura nga shumica e grupit rinor, zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh argëtuese, si edhe ungjillizuese. Në 29 shkurt, takimi i të rinjve u zhvillua në kafene, me qëllim për të realizuar diçka ndryshe. Në mbrëmje të rinjtë patën mundësi t’i thoshin njëri-tjetrit nga pesë cilësi të mira që ata gëzojnë, duke sjellë një atmosferë krejt pozitive dhe duke përjetuar fjalët e mira që grupi i thoshte çdo individi.