Mbi male, më pranë njëri-tjetrit dhe Perëndisë – Kampi Malor 2026
Nga data 14 deri më 16 gusht, të rinj nga të gjitha kishat tona kaluan tri ditë të veçanta së bashku, larg ritmit të zakonshëm të jetës së përditshme dhe pranë bukurisë së natyrës.



Programi përfshiu devocione, lutje, muzikë dhe adhurim, si edhe ecje e veprimtari të ndryshme në natyrë. Përmes lojërave dhe punës në grup, të rinjtë patën mundësi të njiheshin më mirë me njëri-tjetrin, të krijonin miqësi të reja dhe të forconin ndjenjën e bashkësisë.



Pati kohë për punë vullnetare si hapja e çadrave, fryrja e dyshekëve, furnizimi me ujë, furnizimi me dru, gatimi e të tjera.
Drejtuesi i programit ishte superintendenti Gjergj Lushka i cili drejtoi devocionet gjatë ditëve të qëndrimit, së bashku me pastorin Ylli Beqiraj.

Kampi ishte një hapësirë gëzimi, reflektimi dhe rritjeje shpirtërore. Nëpërmjet kohës së kaluar së bashku, të rinjtë u inkurajuan që ta jetojnë besimin e tyre me guxim dhe të bëhen dëshmitarë të dashurisë së Perëndisë në kishat dhe komunitetet ku jetojnë.
