Kampi veror i fëmijëve

Fëmijët e të gjitha kishave tona metodiste morën pjesë në kampin e përvitshëm të tyre në datat 24-27 korrik në qytetin e Pogradecit.

Ndërsa bëjmë një rezyme pas përfundimit, ishte e vështirë të gjeje një fëmijë apo kujdestar që nuk e shijoi.

Kampi, tashmë traditë rreth 15-vjeçare mbahet në qytetin e Pogradecit për shkak të klimës, liqenit dhe logjistikës.

Mbi 40 fëmijë dhe 13 kujdestarë ishin pjesë e këtij kampi, i cili është një nga aktivitetet më jetëgjata që kisha jonë organizon.

Kampi edhe këtë vit u drejtua nga pastori Gjergj Lushka, i cili drejtoi temat në lidhje me titullin e këtij viti “Ka vetëm një rrugë, me Perëndinë.”

Pastor Gjergj Lushka

Fëmijët u ndanë në 4 grupe kreative, të cilat përfshinin dramën, muzikën, pikturën dhe mesazhin, përmes së cilës fëmijët ilustronin njohuritë e marra nga predikimet e përshtatura për fëmijë.

Grupi i Dramës
Grupi i Dramës
Grupi i Dramës
Grupi i Muzikës
Grupi i Muzikës
Grupi i Mesazhit
Grupi i Pikturës
Grupi i Pikturës
Grupi i Pikturës

Gjithashtu brenda ambientit të mrekullueshëm të kishës sonë ata patën mundësi të luanin lojëra indoor.

Një pjesë tepër e rëndësishme e ditës është edhe koha e plazhit dhe lojërave outdoor.

Katër ditët e Kampit të Fëmijëve, është koha më e preferuar e fëmijëve gjatë gjithë vitit.

Përveç kohës tepër miqësore dhe lidhjes mes tyre, ata shijojnë shumë edhe garën.

Për këtë qëllim grupi i kujdestarëve organizon lojëra kompetitive përmes së cilave ata si një grup i vetëm duhet të fitojnë pikë gjatë gjithë kampit në mënyrë që të fitojnë.

Edhe këtë vit pati një grup fitues.

Megjithatë qëllimi i kampit nuk është të shtojë konkurrencë, apo të krijojë ndasi, prandaj të gjitha medaljet dhe kupa në fund janë vetëm simbolike.

Për katër ditë me radhë, vaktet u konsumuan në ambientet e poshtme të kishës dhe për këtë duam të falenderojmë gratë duararta të KBM Pogradec, Peza Çela, Roza Elezi, Sose Pjetri dhe Thomaida Çulaku.

Gjithashtu duam të falenderojmë pastorin e kishës së Pogradecit, Përparim Kasmollari për mikpritjen dhe gatishmërinë për të shërbyer.

Thellësisht mirënjohës për të gjithë kujdestarët e përkushtuar të cilët e bëjnë të mundur këtë kamp duke drejtuar dhe duke u kujdesur për fëmijët.

Jemi tepër falenderues për realizimin e këtij kampi kundrejt atyre që dhuruan për, kishave metodiste në Zvicër dhe Austri.

Foto grupi