Kryem me sukses Konferencën e Distriktit dhe Konferencat Lokale
Kisha e Bashkuar Metodiste zhvilloi Konferencën e Distriktit, e cila i paraprin Konferencës Vjetore që është niveli më i rëndësishëm organizativ rajonal.


Konferenca e Distriktit u zhvillua pas katër Konferencave Lokale të KBM-së, Pogradec & Buzahishtë, Elbasan, Durrës dhe Tiranë.



Distrikti shqiptar diskutoi rreth raporteve të pastorëve të kishave lokale, raporte të zyrës së Distriktit, raporte të shërbesave si e grave, të rinjve, fëmijëve, burrave, si edhe raportet të Projekteve tona diakonale, “Ndërhyrja e Hershme”, Projekti i Patates.



Jemi të lumtur, që pas një periudhe të vështirë, distrikti shqiptar është në unison për vendimet e marra dhe perspektivën e kishës.



Konferencat Lokale u zhvilluan në muajin shkurt, me secilën kishë, që ka veçoritë e veta, vështirësitë, sfidat, por edhe ëndrrat e ndryshme.



I jemi falenderues Perëndisë At, për dhuratat që Ai na ka dhënë, që Fjala e Tij të shpërndahet përmes këtyre kishave të vogla.



Mund të shpallim se uniteti, harmonia dhe vëllazëria kanë zënë rrënjë të forta në Kishën e Bashkuar Metodiste të Shqipërisë.




Mezi presim të përfaqësohemi në Konferencën Vjetore në Serbi, Maqedoni dhe Shqipëri, që këtë vit mbahet në Kisaç, Serbi.
