Konferenca Vjetore

Konferenca Vjetore e Kishës së Bashkuar Metodiste në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri këtë vit u mbajt në Monospitovo të Maqedonisë së Veriut me temën “Shkoni dhe bëni dishepuj në të gjitha kombet.”

Të gjithë anëtarët e Konferencës gjatë sesionit në kishën e Monospitovos, Strumicë
Superintendenti Wilfried Nausner duke ndarë mesazhin e tij në mbrëmjen e Shqipërisë

Ky event tejet i rëndësishëm për të tria distriktet tona ka në qendër të tij, bashkëpunimin e ndërsjelltë, shkëmbimin e eksperiencës, marrjen e vendimeve për vazhdimësinë e kishës në vitin e ardhshëm, por edhe në marrjen e vendimeve afatgjatë.

Të gjithë anëtarët e grupit të Shqipërisë

Konferenca Vjetore këtë vit u drejtua nga peshkopi Dr. Stefan Zürcher, e cila u kryesua për herë të parë prej tij, që kur mori detyrën vitin e shkuar.

Peshkopi Stefan Zürcher & bashkëshortja e tij Valérie

Konferenca Vjetore arriti rezultate tepër të kënaqshme për Kishën tonë, pasi dy nga pastorët Florian Çela dhe Gjergj Lushka u miratuan për të qenë shërbyes me kohë të plotë dhe njëkohësisht për të qenë anëtarë të plotë në Konferencën Vjetore.

Pastorët Gjergj Lushka dhe Florian Çela me peshkopin Stefan

Krahas çështjeve të lidershipit të kishës, anëtarët e të tria shteteve patën mundësi (aq sa gjuha ua lejonte) që të shkëmbenin biseda me njëri-tjetrin dhe ndanin eksperiencat e tyre personale se si janë njohur me Zotin.

Kohë e lirë jashtë kishës ku u zhvillua Konferenca
Kohë e lirë jashtë kishës në Monospitovo

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Konferenca e ardhshme vjetore do të mbahet në Pogradec.

Superintendent Wilfried Nausner
Jean Nausner
Pastor Mustafa Isufi
Aktivitete zbavitëse gjatë pushimit
Ekskursion në Ujëvarën e Koleshinos
Grupi i Shqipërisë