Maratona e Tiranës

Më 19 tetor, 15 të rinj plot energji nga Kisha Metodiste dhe ekipi i projektit “Ndërhyrja e Hershme” (Early Intervention) u bashkuan në Maratonën e Tiranës, duke vrapuar nën logon që i përmbledh më së miri “Shpresëdhënës”.

Ky vrap nuk ishte thjesht një garë, por një udhëtim dashurie dhe solidariteti, për të mbledhur fonde në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe që marrin mbështetje përmes projektit “Early Intervention”, të mbështetur nga Diakonie Austria dhe Kisha e Bashkuar Metodiste.

Stafi i Ndërhyrja e Hershme (dhe bashkëshortët/et)

Si çdo vit, me ne ishte edhe presidentit i Diakonie Österreich (Diakonia Austria) Thomas Fux dhe djali i superintendentit Wilfried dhe Jean Nausner, Ben Nausner, i cili ushtron rolin e zhvilluesit të projekteve strategjike pranë Diakonie në Austri.

Po ashtu për herë të parë nën logon “Shpresëdhënës” vrapoi edhe ish-sekretari i Welt in Mission Frank Aichele, tashmë pastor i dy kishave në jug të Gjermanisë.

Ai, ndryshe nga të tjerët që vrapojnë 10 kilometër, vrapoi për 21 kilometër, duke sfiduar moshën dhe kushtet atmosferike.

Pastori Frank Aichele


Përmes kësaj nisme, bashkësia metodiste, donatorët dhe miqtë e shumtë treguan se kur vrapojmë së bashku për një kauzë të mirë, shpresa rritet.

Rezultati ishte i mrekullueshëm – mbi 30 mijë euro të dhuruara për fëmijët e projektit!


Çdo hap, çdo buzëqeshje dhe çdo kontribut do të sjellë më shumë dritë, mundësi dhe dashuri në jetën e këtyre fëmijëve të jashtëzakonshëm që marrin shërbim pranë projektit Ndërhyrja e Hershme.