Ndërhyrja e Hershme

Familja është në fokusin e punës tonë dhe takimet me prindërit përfitues të projektit është ndihmuse në zhvillimin duke treguar rezultate progresive. Në muajn Mars në datat 9-12 kemi pasur mundësinë të zhillojmë një trajnim për rritjen e kapaciteteve të stafit të …

Qendra Diakonia Pogradec

Qendra Diakonia në Pogradec shërbeu si një vendtakimi për mbi dhjetë vite, duke iu ardhur në ndihmë dhjetëra të moshuarve të qytetit dhe personave me aftësi ndryshe. Ideja për themelimin e saj lindi pasi këtij qyteti i mungonte një qendër e tillë sociale, që t’u vinte në ndihmë të moshuarve. Ndihemi të lumtur që me ndihmë të Bashkisë Pogradec dhe fondacioneve të tjera, u hap një qendër e re sociale. Për shkak të mungesës së fondeve dhe për shkak të përmbushjes së misionit tonë për të pasur një qendër sociale të financuar nga Bashkia e atyshme, jemi të keqëardhur të njoftojmë se kjo qendër ndalon së funksionuari nga janari 2026.

Projekti i patates në Buzahishtë

Projekti i patateve në Buzahishtë nisi si një projekt i financuar 100% nga Kisha e Bashkuar Metodiste, me ndihmë të plotë nga Connexio develop. Ky projekt dha shpresë për dhjetëra familje në nevojë, e cila shkonte paralelisht me punën shpirtërore që po bëhet aty aktualisht nga predikuesi laik, Alfros Hyko. Kisha jonë mori një vendim për ta ndërprerë aktualisht këtë projekt, për shkak të parnterëve tanë të cilët nuk mundësuan transparencë në zhvillimin e tij të mëtejshëm. Personat e kishës aty janë zotuar që ta rifillojnë atë me një metodologji krejt të ndryshme dhe me më tepër llogaridhënie.

Projekti agrokulturor në Shqipëri

Projekti i sherebelës ka qënë një ndër të shumtat projekte të kishës për të ndihmuar komunitetin e saj. Të gjitha familjet anëtare të kishës përfituan bimë të sherebelës të cilat i mbollën në tokat e tyre …