Diakonia

Qëndra e Diakonisë është një projekt i kishës Metodiste në qytetin e Pogradecit. Ky projekt ka në thelb ndihmën për të moshuarit. Kisha jonë ka krijuar një ambjent të ngrohtë për moshën e tretë të këtij qyteti ku ata kalojnë kohën së bashku. Gjatë kësaj kohe ata zhvillojnë aktivitete të ndryshme si lojra me Domino ose letra, por gjithashtu organizojnë edhe aktivitete gjatë festave.