Festa e të korrave

Festa e të Korrave (Harvest Festival) është një festë mirënjohjeje ndaj Zotit për begatinë dhe frytet e tokës. Këtë vit, kishat e bashkuara metodiste e festuan me gëzim dhe falënderim, duke sjellë para altarit produkte të tokës si shenjë simbolike të dhuratave që Zoti u ka dhënë njerëzve.

Në Bibël, kjo festë lidhet me mirënjohjen ndaj Perëndisë për furnizimin dhe bekimet e Tij. Siç thuhet në Ligji i Përtërirë 16:13-15, populli i Izraelit urdhërohej të kremtonte “Festën e të Korrave” për të gëzuar para Zotit me gjithçka që duart e tyre kishin prodhuar.

Festa kujton rëndësinë e falënderimit, bashkësisë dhe kujdesit ndaj atyre që kanë më pak, duke reflektuar dashurinë dhe bujarinë hyjnore në jetën e përditshme.

Besimtarët në pesë kishat tona patën mundësi që të ndanin mesazhin e mrekullueshëm që kjo festë tregon për ne, si edhe të ndanin prodhimet e tyre me njëri-tjetrin.

Ata gjithashtu hëngrën bashkë prodhimet që kishin sjellë duke pasur një kohë dreke, e cila konsistonte në shtimin e harmonisë, miqësisë dhe dashurisë së përbashkët të Krishtit. 

Jemi mirënjohës për ata që ndajnë dhe kishën tonë që mundëson përmes donatorëve të saj që kishat shqiptare të rriten sipas modelit të tyre.