Maratona e Tiranës

Për të gjashtin vit radhazi, anëtarët e kishave të Bashkuara Metodiste të Shqipërisë dhe punonjësit e projektit “Ndërhyrja e Herëshme” vrapuan për vazhdimësinë e këtij misioni dedikuar fëmijëve me aftësi ndryshe.

Po ashtu mes nesh ishin edhe Thomas Fux, president i Diakonie Austria dhe Ben Nausner, djali i superintendentit Wilfried dhe Jean Nausner, i cili punon prej vitesh pranë Diakonie në Vjenë.

Rreth 20 persona vrapuan për 10 kilometra të dielën e 20 Tetorit projektin “Ndërhyrja e Herëshme” nën logon e Diakonie dhe nën moton “Shpresëdhënës”.

Përmes këtij aktiviteti, projekti “Ndërhyrja e Herëshme” siguron një pjesë të mirë të financave të saj përmes dhurimit nga donatorë të shumtë në Austri, Zvicër, Gjermani dhe jo vetëm.

I jemi tepër falenderues të gjithë donatorëve për të ardhurat që ata sigurojnë për mbarëvajtjen e projektit “Ndërhyrja e Herëshme” në mënyrë që fëmijët me aftësi ndryshe të vijojnë të marrin shërbim nga terapistët tanë.

Gjithashtu falenderojmë drejtuesit e kishës sonë Jean dhe Wilfried Nausner që kanë gjetur mënyra për të mbajtur gjallë projektin.