Konferenca e Distriktit
Konferenca e Distriktit për këtë vit u zhvillua 9 mars në Tiranë.
Pesë kishat lokale dhe përfaqësuesit e tyre patën mundësi që të lexonin raportin e çdo aktiviteti që kishat organizojnë gjatë një viti kalendarik.
Delegatët nga kishat e Pogradecit, Elbasanit, Durrësit, Buzahishtës (Pogradec) dhe Tiranës u njohën me punën e bërë gjatë një viti si dhe raportuan për veprimtarinë e tyre.
Konferenca e Distriktit është një aktivitet përmbledhës i të gjithë punës së kryer në një vit, ku pjesëmarrësit përveç se japin transparencë për shërbesat që kanë kryer, kanë mundësinë për të bërë vërejtje, ose sugjerime me qëllim përmirësimin e punës në të gjitha projektet dhe aktivitetet e kishës sonë.
Konferenca e Distriktit zhvillohet përpara Konferencës Vjetore e cila mbahet mes tre shteteve fqinje, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni e Veriut.