Kampi veror i fëmijëve

Pogradeci ishte vendi mikëpritës edhe këtë vit për kampin e fëmijëve, Kisha Metodiste e Pogradecit është vendi i pushimeve dhe ushqimit shpirtëror për fëmijët.

Kampit veror 2023 ju bashkuan 45 fëmijë të grupmoshave  (8-14 vjeç) nga të gjitha bashkësitë e Kishës Metodise në Shqipëri (Pogradec, Buzahishtë, Elbasan, Tiranë dhe Durrës). Falë bashkëpunotrëve që ishin rreth 10 në numër kampi u realizua me sukses. Tema e viti ishte” Zëri që bërtet në shkretëritë” ku u dëshmua për jetën e një profeti dhe rolin tonë si dishepuj të Krishtit. Ne jemi mirënjohës dhe falenderues Perënëdisë sepse na  jep mundësinë të ndajmë ungjillin me fëmijët të ndihmojmë rritjen e tyre në besim duke hedhur themelet e jetës së Krishterë. Në Kishën Metodiste Pogradec shijuam bukuritë dhe freskinë e liqenit, ushimin e shëndetshëm dhe miqësinë e sinqertë të fëmijëve. Ne njihmemi për atë që bëjmë së bashku dhe kampi e dëshmoi më së miri, frymën pozitive, energjitë dhe lojrat që zhvilluam. Ne falenderojmë të gjithë ata që kontribuan për organizimin e kampit duke shpresuar që atë që mësuam nga koha kamp ta ndajmë në botë.