Kampi i parë veror
Ne kampin e pare veror Pogradec 2023 që i zhvillua në datat 8-13 gusht kaluam një kohë të bekuar në kujdesin e Perëndisë! Morën pjesë 63 persona nga kishat e Pogradecit, Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Buzaishtës. Në qendër të veprimtarive ishte tema e seminarit me fokus mbajtjen e premtimit në beslidhje me Perëndinë, bazuar tek ngjarjet e përshkruara tek Zanafilla( Dhjata e Vjetër) me personat e përzgjedhur biblikë, si Abrahami, Loti, Jakobi etj. Pervec kësaj u zhvilluan mjaft aktivitete të tjera sikurse ishin: koha e përkushtimit në mëngjes dhe mbrëmje, kampionatet e lojërave midis kishave në futboll, volejboll, shah dhe domino. Në mbrëmje kishte aktivitete të planifikuara kuice, muzikë e valle, filma etj. Ishte një kohë ku mbizotëroj harmonia dhe mirëkuptimi. Zoti u kujdes për ne dhe jemi tepër falenderues!