Kampi veror i fëmijëve,  Uncategorized

Të vegjëlit e pesë kishave metodiste të Shqipërisë kaluan një kohë të bekuar në qytetin e Pogradecit.

Ata u mblodhën për të zhvilluar kampin e përvitshëm të fëmijëve.

Në 31 korrik, rreth 40 fëmijë nga kishat tona dhe rreth 12 kujdestarë nisën kampin me një devocion nga pastori i KBM Tiranë dhe Durrës, Gjergj Lushka.

Pastori Gjergj Lushka

Më pas ata do të kishin mundësi të prezantoheshin me njëri-tjerin, duke qenë se një pjesë e tyre vinin për herë të parë për shkak të mundësive dhe për shkak të moshës e cila është e kufizuar për të qenë pjesë e kampit.

Kohë pati për lojëra indoor, të përgatitura nga kujdestarët.

Tre gra të Kishës së Bashkuar Pogradec, Nertila Baçi, Burbuqe Isufi dhe Peza Çela kishin menduar në mënyrë të detajuar për ushqimin gjatë 5 ditëve të qëndrimit.

Në ndihmë të kuzhinës ishte edhe pastori i KBM Pogradec, Mustafa Isufi, përmes blerjeve.

Pas drekës, fëmijët iu drejtuan plazhit të bukur të qytetit, ku edhe aty i prisnin lojëra të ndryshme, kohë me njëri-tjetrin edhe argëtim në liqen.

Pas çdo ditë kohe në plazh, fëmijët mblidheshin sërish në kishën e Pogradecit për të adhuruar Perëndinë, me muzikë, psalme e lutje.

Ditën e dytë, pastori Gjergj Lushka nisi zyrtarisht kampin e fëmijëve, me temën e këtij viti që ishte Libri i Esterit.

Pas një fjalës së tij, fëmijët u ndanë në 4 grupe të vogla.

Grupi i Mesazhit nga vargjet biblike

Ndarja në grupe, kishte për synim vënien e mësimit që dëgjuan në praktikë me anë të dramës, muzikës, pikturës dhe dhënies së mesazheve.

Grupi i Muzikës

Tre kujdestarë ishin përgjegjës për çdo grup, dhe në fund të kohës në grupe, ata kishin mundësinë që të prezantonin punën e tyre përpara të gjithëve.

Grupi i Dramës

Përveç përvetësimit të mësimit biblik, koha në grupe i ndihmon kujdestarët të zbulojnë edhe talentet e fëmijëve, të cilat nuk janë të pakëta.

Për vite me radhë, në kampet e fëmijëve ka pasur piktura, aktrime dhe interpretime muzikore, tepër profesionale për moshën e vogël që ata kanë.

Shumë piktura, që janë produkte të kampit të fëmijëve janë sot, të varura nëpër kishat tona.

Pas ndarjes në grupe, kishte lojëra të ndryshme brenda ambienteve të bollshme të kishës së Pogradecit dhe më pas ishte koha e drekës.

Pas një kohe të shkurtër pushimi, fëmijët i drejtoheshin plazhit.

Dita e tretë e katër kishin program të ngjashëm.

Ditën e fundit, fëmijët do të luanin atë që quhet Loja e Thesarit, që në fakt është aktiviteti më i rëndësishëm për më kompetitivët.

Kujdestarët u kujdesën që të organizonin dhjetëra sfida për fëmijët, me anë të të cilave ata do të shkonin drejt gjetjes së thesarit, e cila kërkon fitoren e shumë sfidave me qëllim gjetjen e ndihmës për gjetjen e thesarit, i cili ishte fshehur.

Këtë vit, loja e thesarit u fitua nga Grupi i dytë i fëmijëve.

Loja e Thesarit

Pas Lojës së Thesarit, fëmijët shkuan sërish në kishë për t’u ndarë me njëri-tjetrin dhe për t’u kthyer për në shtëpi, me premtimin për t’u takuar sërish vitin tjetër.

I jemi falenderues Perëndisë, për këta fëmijë dhe besimin që prindërit kanë te drejtuesit e kishës tonë, duke i lejuar ata që të kalojnë kohë të bekuar dhe argëtuese me njëri-tjetrin.

Falenderojmë donatorët e kishës sonë, të cilët po mbjellin farën e mirë, ndër fëmijët, e cila një ditë do të kthehet bekim ndër komunitete.

Gjithashtu falenderime për drejtuesit e kishës sonë të palodhur, superintendent Wilfried dhe Jean Nausner të cilët me korrektësinë dhe përkushtimin e tyre janë persona të besuar për donatorët tanë.

Falenderime gjithashtu për kujdestarët tanë, predikues laik Alfros Hyko, Shyqo Muço, Juntila Baçi, Marinela Dragoji, Rixhena Rroshi, Leva Dede, Drini Balliu, Olta Dervishaj, Adjola Biba, Franko Karasali, Mikaela Sulmina, Bujare Kalemi.

Gjithashtu falenderime për pastor Gjergj Lushkën për përgjegjësitë për realizimin e kampit dhe për ndarjen e mesazheve nga bibla.

Jemi të sigurt, se e ardhmja e kishave tona do të jetë e ndritur!