Festuam Ditën e Falenderimeve
Pesë kishat e Bashkuara Metodiste të Shqipërisë celebruan Festivalin e të Korrave, e cila simbolizon Ditën e Falenderimeve ndaj Perëndisë për tokën e tij që shumfishon frutat dhe perimet.
Në të pesta kishat pastorët ftuan disa fëmijë për të mësuar prej tyre se sa fruta dhe perime mund të dallonin nga tavolinat e mbushura përplot.
Të gjithë sollën prodhimet e tyre të kopshteve të tyre, disa edhe gatuan me drithërat që toka na dhuron.
Në Tiranë, superintendenti Wilfried Nausner predikoi nga Dhiata e Re nga Mateu 14:13-21.
Ai e konkludoi predikimin e tij me dorëzimin e gjithçkaje që ne kemi te Perëndia, në mënyrë që ta lëmë Atë të bëjë punën e Tij në ne dhe të shumfishojë ato që ne i dorëzojmë.
I jemi falenderues Perëndisë për tokën e pasur prodhuese që Ai na ka falur, përmes së cilës ne ushqehemi, në mënyrë që ta kthejmë atë në një bekim për trupat tanë.