Festa e Pashkës,  Ndihmë për njerëzit në nevojë

Kishat e Bashkuara Metodiste festuan në mënyrë tepër harmonike Pashkën 2026. 

Perëndia ka vënë dorën e Tij shëruese mbi bashkësitë tona, duke iu dhënë atyre më shumë bekime në miqësinë që anëtarët ndajnë me njëri-tjetrin dhe më shumë dëshirë për të shërbyer.

Tradita e kishës sonë mbi Pashkën është shërbesa e së Dielës, kushtuar 100% Ringjalljes, së bashku me mesazhet dhe këngët e adhurimit.

Më pas, pati një kohë dreke, ku secila kishë e feston sipas mundësisë dhe traditës së vetë.

Dreka e Pashkës, nuk është vetëm një kohë ushqimi, por është kthyer në një moment përkushtimi ndaj të tjerëve, përmes shërbimit, si edhe një kohë miqësie që shkon përtej takimeve në kishë, apo kohës në kafene. 

I jemi mirënjohës Perëndisë për këta anëtarë që tashmë kanë identitetin e tyre metodist, të cilët japin nga vetja e tyre për t’i shërbyer Zotit dhe anëtarëve të tjerë!

Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall!

KBM Tirana
KBM Pogradec
KBM Pogradec
KBM Elbasan
KBM Elbasan
KBM Durrës
KBM Buzahishtë
KBM Buzahishtë

Po ashtu me iniciativë të Pastorit lokal të KBM Pogradec Përparim Kasmollari, me rastin e Pashkës u ndanë disa pako familjare në fshatin e Velçanit në Mokër. Në këtë aksion ndihmuan edhe anëtarë të tjerë nga kisha e Pogradecit. 

Duam të falenderojmë institucionet e Komunës Velçan, të cilët na drejtuan te këto familje, në nevojë ekstreme.

KREU I NJESISË ADMINISTRATIVE VELÇAN, ILIA MANI (majtas)

Një aksion i ngjashëm në zonën e Mokrës zhvillohet edhe gjatë kohës së Krishtlindjes. 

Faleminderit Perëndisë që na përdor për të bërë të mirën!