Projekti Ndërhyrja e Hershme

Fëmijët që marrin trajtim pranë projektit “Ndërhyrja e Hershme” në Tiranë festuan Krishtlindjen në ambientin e sallës së shërbesave të KBM Tiranë.

Drejtuesi i projektit Gjergj Lushka, psikologet dhe logobedet Silva Balliu, Arla Lepuri, Ejona Alliu dhe Jonilda Prendi u morën me përgatitjen e festës.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe prindër dhe të afërm të fëmijëve me aftësi ndryshe.

Arla Lepuri dhe Amadeo Çela luajtën për ta disa këngë Krishtlindjeje me violë dhe piano.

Fëmijët morën gjithashtu dhurata të përgatitura nga punonjësit e projektit.

Së bashku me prindërit ata konsumuan edhe një darkë modeste.

Atmosfera ishte e ngrohtë dhe u jemi mirënjohës të gjithëve që u morën me përgatitjen e këtij aktiviteti që zhvillohej për herë të parë.

Po ashtu si çdo fundvit, punonjësit e projektit celebruan edhe festën e punës, së bashku me partnerët e tyre.

Në emrin e Fondacionit Diakonia Metodiste i falenderojmë ata për misionin e tyre fisnik dhe punën e palodhur që ata bëjnë për fëmijët e projektit.

E falenderojmë Perëndinë, që mundëson për mbarëvajtjen e këtij projekti shprese që financohet përmes donatorëve tanë besnikë.