Dita e Kishës

Kishat e Bashkuara Metodiste festuan aktivitetin e përvitshëm të Ditës së Kishës.

Këtë vit ajo u mbajt në zonën magjepsëse të Fushë-Studenit në malet e qytetit të Librazhdit.

Rreth 160 persona nga të pesta kishat tona kaluan një kohë të bekuar në një atmosferë krejt miqësore dhe në paqe me natyrën.

Këtë vit, organizimin e kishte Kisha e Bashkuar Metodiste e Elbasanit.

Anëtarët mbërritën paraditen e 2 qershorit në vendin turistik dhe pas sistemimit morën pjesë në adhurimin ndaj Perëndisë.

Këtë vit, tema e përzgjedhur nga pastorët dhe drejtuesit e kishës në Shqipëri, Wilfried dhe Jean Nausner ishte Dita e Shabatit, ose siç quhet ndryshe Dita e pushimit.

Përmes kësaj teme, pastorët inkurajuan të gjithë të pranishmit që të linin një ditë për veten e tyre dhe jo vetëm kaq, por t’i drejtonin rreth meditimit shpirtëror dhe adhurimit të Perëndisë e cila u konkludua në pushimin aktiv që gjithësecili nga ne ka nevojë.

Shërbesa u hap me këngë adhurimi, që u performuan nga grupet e adhurimit të Tiranës dhe Pogradecit.

Më pas 3 pastorët, Mustafa Isufi, Florian Çela, Gjergj Lushka dhe predikuesi laik Alfros Hyko ndanë mesazhet e tyre në lidhje me Ditën e Shabatit.

Ajo nisi me një mesazh në aspektin historik se si lindi kjo ditë nga Kostandini i Madh, e cila u shpjegua nga pastori i KBM Elbasan Florian Çela.

Pastori Florian Çela

Pastori i KBM Pogradec Mustafa Isufi foli rreth shenjtërimit të kësaj dite dhe rëndësisë së saj.

Pastor Mustafa Isufi

Predikuesi Laik i KBM Buzahishtë Alfros Hyko foli për marrëdhënien e Perëndisë me ne dhe tonën me njerëzit në këtë ditë.

Predikuesi Laik Alfros Hyko

Predikimi rreth kësaj dite u konkludua nga pastori i KBM Tiranë dhe Durrës, Gjergj Lushka.

Pastori Gjergj Lushka
Bekimi në fund të shërbesës

Pas mbylljes së shërbesës, gratë e Elbasanit dhe një vajzë nga Tirana u morën me përgatitjet e sallatave dhe gjithçka duhej për kohën e drekës.

Të rinjtë u shpërndanë dhe organizuan lojëra me top.

Pas konsumimit të drekës, vend iu la argëtimit dhe bisedave.

Disa anëtarë nisën të vallëzonin valle popullore jugu dhe veriu. Të tjerët i qëndruan besnikë lojërave me dorë.

Me përjashtim të rrugës së prishur, peizazhi që ofronte Fushë-Studeni ishte mahnitës, së bashku me liqenin aty pranë dhe pyllëzimin e dendur, çka i shtoi Ditës së Kishës më shumë kuptim dhe gjithashtu ishte burim frymëzimi dhe qetësie për të gjithë anëtarët.

Dita e Kishës është një nga eventet më të rëndësishme të Kishës së Bashkuar Metodiste dhe shumë anëtarë mezi e presin këtë festë, e cila bën bashkë të gjithë anëtarët metodistë të Shqipërisë.

I jemi falenderues Perëndisë për nderin e madh që na ka bërë, të adhurojmë emrin e tij të shenjtë dhe të kalojmë kohë me njëri-tjetrin dhe gjithashtu të reflektojmë për rolin e padiskutueshëm që kemi në shoqëri.

Falenderim donatorëve besnikë dhe të dhembshur të kishës sonë që financojnë këtë aktivitet gjigant për anëtarët e kishës sonë.