Pak Ndihmë për Shpëtim

Për të dytin vit radhazi Kisha e Bashkuar Metodiste e Buzahishtës shpërndau pako ushqimore për familjet në varfëri ekstreme dhe me probleme shëndetësore.

Predikuesi laik i KBM Buzahishtë, njëherazi pastori lokal i kësaj bashkësie së bashku me një grup të rinjsh shpërndanë me rastin e festave të fundvitit 7 pako ushqimore në fshatrat e thella të zonës së Mokrës.

Pastori laik Alfros Hyko me të rinjtë

Ndihmat u shpërndanë në Buzahishtë, Laktesh, Slabinjë e Somotinë.
Ata u munduan të sillnin dritën e shpresës në familjet e dërmuara nga varfëria dhe stresi i mos përballimit të minimumit jetik.


Fondet për këtë aksion Krishtlindjeje u mundësuan nga Kisha e Bashkuar Metodiste Shqipëri.


I jemi falenderues Perëndisë për të rinjtë e KBM Buzahishtë që në mënyrë vullnetare morën pjesë në këtë iniciativë bamirëse, e cila mbart në thelb ndjenjat e një besimtari metodist të përulur.


Kujtojmë që vitin e kaluar Aksioni i Krishtlindjes u mundësua nga Motër Krista, e cila për vite me radhë ka dhuruar para dhe ilaçe në zonën e Mokrës në Pogradec dhe KBM Elbasan.