Seminare

Grupi i bashkëpunëtorëve dhe lidershipi i kishave tona mbajtën seminarin e pestë të Zakoneve të Shenjta, duke vënë theks mbi zakonin e të shërbyerit.

Seminari u mbajt në Golem në datat 19-20 qershor nga superintendenti Wilfried Nausner.

Literatura e seminarit ishte zgjedhur nga i njëjti libër “Holy Habits” i cili na ka shoqëruar edhe në 4 seminaret e mëparshme.

Pati kohë në grupe, ku kishat u përpoqën të sillnin ide konkrete rreth projekteve të reja se si mund të shërbejmë në kishë, por edhe në komunitetin më gjerë.

Superintendenti Nausner i këshilloi pjesëmarrësit që njohuritë e marra në këtë seminar t’i përcillnin te ata që nuk janë në formën e studimeve biblike.

Ishte një kohë tepër e këndshme dhe në impresionet e njerëzve mund të vinim re një entusiazëm rreth kultivimit të të shërbyerit sipas shembullit të Krishtit.

I jemi falenderues Perëndisë për donatorët tanë besnikë që dhurojnë për trajnime të tilla të lidershipit.