Jam Metodist – Dita e Kishës, Buzahishtë 2026
Mbi 100 anëtarë të kishave të Bashkuara Metodiste festuan Ditën e Kishës, traditë kjo prej disa vitesh.
Si një kishë e re, e dimë mjaft mirë se sa e rëndësishme është tradita dhe identiteti ynë metodist, të cilën përpiqemi ta mbjellim dita-ditës.


Këtë vit, Dita e Kishës ishte tepër e veçantë.
Kisha pritëse ishte Kisha e Bashkuar Metodiste e Buzahishtës.

Një shërbesë në natyrë dhe tema Ripërtëritja e Besimit gërshetoheshin me njëra-tjetrën në ajrin e freskët të fshatit në Mokër të Pogradecit.

Dy zhvillime të rëndësishme pati gjatë shërbesës.
Pastori Gjergj Lushka u mirëprit nga të gjithë anëtarët e bashkësive si Superintendenti i ri i Shqipërisë, si edhe Pastorit Përparim Kasmollari iu dha zyrtarisht bekimi si “Predikues Laik”.


Gjithçka ishte organizuar në detaje dhe për këtë duam të falenderojmë në mënyrë të veçantë pastorin e KBM Buzahishtë, Alfros Hyko si dhe bashkëpunëtorët e kishës atje, Eljona Çela, Adjola Biba, Franko Karasaliu, Marsida Hyko etj.
Jemi thellësisht të prekur dhe të emocionuar se si Perëndia na ka bekuar me njerëz kaq besnikë dhe të përkushtuar për të shërbyer dhe për të festuar miqësinë me njëri-tjetrin.
Pastorët e kishave tona ndane nga një mesazh të shkurtër.



Pati këngë adhurimi dhe lexime biblike.
Më pas, Kisha e Buzahishtës kishte rezervuar për të gjithë të pranishmit një drekë në një restorant, në pronësi të një miku të kishës atje.

Tradita kulinare dhe tradita muzikore qenë të pranishme gjatë kësaj feste.


I falenderojmë të gjithë që morën pjesë.

I jemi mirënjohës Perëndisë për nderin e madh që na ka dhënë, që të jemi qelizat e para të shpërndarjes së Metodizmit në Shqipëri dhe gjithashtu për kontributin e çiftit vizionar Jean dhe Wilfried Nausner.