Dita e të Rinjve 2026
Të rinjtë e kishave të Bashkuara Metodiste në Shqipëri festuan ditën e tyre në 9 Maj 2026.

Pati pjesëmarrje të lartë nga KBM Buzahishtë, pasi kjo bashkësi ka shumicën e saj të rinj dhe fëmijë, si edhe të rinj nga Tirana dhe Pogradeci.
Eventi i përvitshëm u zhvillua në ambientin e kishës së Tiranës.

Tema e këtij viti ishte “Kisha, një vend strehimi për të rinjtë”, e zgjedhur nga pastori Gjergj Lushka.
Të rinjtë patën mundësi të njihen me njëri-tjetrin edhe më shumë, duke qenë se për disa ishte hera e parë që festonin Ditën e të Rinje.
Pati kohë për diskutime në grupe mbi temën e predikimit dhe gjithashtu ndarje eksperiencash mbi diversitetin dhe të përbashkëtat mes kishave.




U zhvilluan disa lojëra indoor dhe gjithashtu për herë të parë të rinjtë luajtën Bowling në një nga qendrat tregtare të Tiranës.

Çdo gjë shkoi shumë mirë dhe të rinjtë ngelën tepër të kënaqur.
Dita e të Rinjve është kthyer traditë në 5 vitet e fundit në kishat tona.
Kjo ditë vë fokusin te roli kaq i rëndësishëm i të rinjve nëpër kishat tona dhe ne e vlerësojmë kontributin e madh të tyre, ndërsa përpiqen që ta bëjnë komunitetin e kishës dhe atë ku bashkëveprojnë më të mirë.
Perëndia qoftë me të rinjtë tanë, me të gjithë ata që duan të gjejnë strehë te Ai.
