Deklaratë,  Vendime

Pastori Gjergj Lushka është zgjedhur zyrtarisht superintendenti i ardhshëm i Kishës së Bashkuar Metodiste në Shqipëri në Konferencën Vjetore në Kisaç 2026.

Ndërsa i urojmë pastor Gjergjit më të mirat në këtë pozicion të ri, mbetemi thellësisht mirënjohës për punën e superintendentit Wilfried dhe Jean Nausner, të cilët do të kemi fatin t’i kemi mes nesh edhe për ca kohë.

Vendimi i Peshkopit Stefan Zürcher për Gjergj Lushkën

Konfirmimi i Emërimit

Si Peshkop i Kishës së Bashkuar Metodiste në Evropën Qendrore dhe Jugore, më 19 Prill 2026, emërova zyrtarisht Gjergj Lushkën si superintendentin e ri të Kishës së Bashkuar Metodiste në Shqipëri. Me këtë emërim, Superintendenti Gjergj Lushka do të përfaqësojë Kishën e Bashkuar Metodiste në Shqipëri.

Jam thellësisht mirënjohës për udhëheqjen e superintendentit në largim, Wilfried Nausner, së bashku me bashkëshorten e tij Jean, gjatë viteve të kaluara, dhe pres me gëzim një bashkëpunim të frytshëm me superintendentin e ri, Gjergj Lushka, i cili do të sigurojë që Kisha e Bashkuar Metodiste në Shqipëri të vazhdojë t’u shërbejë njerëzve të të gjitha brezave dhe prejardhjeve që jetojnë në Shqipëri.

Peshkop Dr. Stefan Zürcher
Kisha e Bashkuar Metodiste
në Evropën Qendrore dhe Jugore.

Gjergj Lushka (majtas), Peshkopi Stefan (djathtas)