Deklaratë/ Kisha Metodiste shkarkon pastorin Mustafa Isufi
Kisha Metodiste e Bashkuar në Shqipëri ka shkarkuar Mustafa Isufi nga detyra e pastorit, për shkak të çështjeve që lidhen me llogaridhënien dhe besnikërinë pas një procesi të gjatë konsultimesh.
Kontrata e tij e punës përfundoi në 24 Dhjetor 2025, pas tre muajsh periudhe pezullimi që KBM i la atij për të reflektuar.
Ky nuk ishte një vendim i lehtë për ne, por duke marrë parasysh rrethanat u konsiderua si zgjidhja më e përshtatshme.
Për shkak të humbjes së besimit, Mustafa Isufit iu kërkuar dorëheqja nga Bordi i Fondacionit Diakonia Metodiste (Këshilli i Kishës). Këto vendime janë marrë në bashkëpunim me Peshkopin tonë Rajonal, Dr. Stefan Zürcher.
Superintendenti Wilfried Nausner ka emëruar predikuesin laik Përparim Kasmollari në drejtimin e bashkësisë në Pogradec. Pastori i shuguruar Florian Çela është emëruar për të mbikëqyrur veprimtarinë e kishës lokale atje.
Superintendenti Wilfried Nausner