Festa e Krishtlindjes,  Projekti Ndërhyrja e Hershme

Kishat e Bashkuara Metodiste dhe projekti për fëmijët “Ndërhyrja e Hershme” patën festime të jashtëzakonshme me rastin e Krishtlindjes.

Kjo është një traditë e veçantë e kishave tona, besimtarët e të cilëve nuk vijnë nga një traditë e thellë e krishterë dhe rrjedhimisht, ajo që në shumë vende të botës bëhet nëpër ambiente të ngushta familjare, Krishtlindja në kishat tona festohet në komunitet.

Krishtlindja është e përshkruar si e mrekullueshme nga të gjitha kishat tona. Shumica e tyre kanë ndierë prezencën e Perëndisë përmes miqësisë së mirë që kanë krijuar në kishë.

Këtë ndjesi nuk e kanë pasur vetëm fëmijët, por fatmirësisht edhe të rriturit, të cilët përjetuan Lindjen e Kishtit dhe gjetën një arsye më shumë për të festuar, për të qenë mirënjohur dhe një arsye më shumë për miqësi.

Festimet u mbajtën anë e kënd kishave tona.

Kisha Metodiste e Tiranës tashmë e ka si traditë që feston vigjiljen e saj në pasdite, këtë vit u vu re një mirëorganizim dhe një tendencë në rritje e dëshirës për të shërbyer, e cila u konkludua në kohën e mirë që ata kaluan dhe thellimin e miqësisë.

KBM Tirana

Në 25 Dhjetor në paradite, Kisha Metodiste Elbasan festoi shërbesën si gjithnjë, në ambientin e vogël të kishës sonë, të tejmbushur nga njerëzit dhe kryesisht me pjesëmarrje të madhe të fëmijëve.

KBM Elbasan

Festimet u pasuan nga një kohë e çmuar në restorant, për shkak të logjistikës së pamundur në ambientin ky kryhen shërbesat.

Kisha Metodiste Buzahishtë në Mokrën e largët, pati me të vërtetë një festë të madhe,.

Kjo kishë përbëhet kryesisht nga të rinj dhe fëmijë.

Predikuesi laik, përgjegjës për shërbesat aty, Alfros Hyko u kujdes që Krishtlindjen ta përjetonin edhe fëmijët e zonës, të cilët ende nuk e kanë gjetur rrugën për të shkuar në kishë.

Ai, së bashku me fondacionin partner Bashkësia e Ungjilliziit të Fëmijëve Albania (CEF Albania) dhe nën përkujdesjen e Luka Semës shpërndanë rreth 80 dhurata për fëmijët e Buzahishtës.

Një dramë e lindjes së Krishtit u zhvuillua gjithashtu dhe vendi iu la drekës së Krishtlindjes.

KBM Buzahishtë

Një kohë të jashtëzakonshme pati edhe Kisha Metodiste në Pogradec, e cila nën përkujdesjen e pastorit laik aty, Përparim Kasmollari dhe Komisionit të Krishtlindjes mundësuan një festë tepër miqësore në kishë.

Për shkak se Pogradeci, ka ndërtesën e vet, e cila është e vetmja që kisha jonë disponon, festimet u zhvilluan në kishë.

Njerëzit aty të cilët janë përballur me periudha të vështira për shkak të frymës përçarëse kundër kishës, festuan një Krishtlindje që iu kishte munguar dhe patën një kohë fantastike me njëri-tjetrin. I jemi tepër mirënjohës, atyre që morën pjesë në këtë organizim.

KBM Pogradece

Në mbrëmjen e 25 Dhjetorit, Kisha Metodiste Durrës si zakonisht festoi shërbesën në kishë dhe më vonë patën një darkë miqësie me njëri-tjetrin. Të gjithë anëtarët e saj ishin të pranishëm, madje këtë vit pati edhe një nëne me dy fëmijë, të cilët së shpejti do të bëhen anëtarët më të rinj të kësaj bashkësie.

KBM Durrës

Festime pati edhe nga vogëlushët e projektit “Ndërhyrja e Hershme” në Tiranë.

Nën përkujdesjen e pastorit Gjergj Lushka, Silva Balliut dhe terapisteve Arla Lepuri, Jonilda Prendi e Viola Dhoga u organizua për të vitin e dytë radhazi festa e Krishtlindjet me prindërit dhe fëmijët e projektit.

Arla Lepuri, e cila me profesion është violiste luajti për të pranishmit disa këngë Krishtlindje.

Festa e projektit të fëmijëve

Festa u udhëhoq nga disa prezantime dhe nga darka e Krishtlindjes.

Siç është tashmë traditë, stafi i projektit me bashkëshortët e tyre dhe sekretari i KBM-së Amadeo Çela patën një kohë miqësie, e konkluduar nga një darkë pune në një nga restorantet e Tiranës.

I jemi mirënjohës Perëndisë, i cili përmes vështirësive që kaluam na bëri më të fortë dhe më të lidhur me njëri-tjetrin.

Falenderues për donatorët tanë besnikë, të cilët mundësojnë për kishat tona të vogla metodiste.

Falenderime drejtuesve të kishës sonë, Jean & WIlfried Nasuner të cilët me asistencën e tyre kontribuan në festimet tona.