Kampe ndërkombëtare

Të rinjtë e Kishave të Bashkuara të Shqipërisë morën pjesë në kampin ndërkombëtar të kishave metodiste të Konferencës të Evropës Qendrore-Jugore.

Shteti ynë u përfaqësua nga 9 të rinj, të cilët dhanë shembullin më të mirë në kampin rinor të mbajtur në Cluj-Napoca, Rumani, përmes dhuratave të tyre dhe aftësisë për t’u përshtatur në grup.

Pritësi i këtij kampi ishte Kisha e Bashkuar Metodiste e Rumanisë, nën kujdesin e veçantë të superintendentit Raresh dhe misionareve nga Shtetet e Bashkuara, Sara dhe Lea.

Superintendenti Raresh Calugar
Misionare Sarah Putman
Misionare Lea

Për gjithë organizimin e kampit rinor u kujdes një grup pune, i cili udhëhoqi takime të rregullta në muajt e shkuar të cilët konkluduan të gjithë mbarëvajtjen e kampit.

Ndër ta (i dyti nga e djathta) ishte edhe pastori i KBM Tiranë e Durrës, njëherazi personi i zgjedhur për t’u bërë superintendent i KBM Shqipëri, Gjergj Lushka.

Të rinjtë e tetë shteteve, ku KBM-të janë prezente patën kënaqësinë të kishin në mesin e tyre peshkopin Stefan Zürcher, i cili iu bashkua aktiviteteve rinore, si edhe drejtoi edhe një temë ditën e dytë të kampit.

U ndiemë të bekuar të ishim në mes të të rinjve me nacionalitete të ndryshme, por që flasin në gjuhë të përbashkët për dashurinë për Krishtin dhe Kishën Metodiste.