Seminari për pastorët dhe personat laikë
Pastorët dhe personat laikë të pesë kishave metodiste të Shqipërisë morën pjesë në seminarin e dytë në kuadër të temës “Zakonet e Shenjta” në Golem, Durrës.
Këtë herë superintendenti Wilfried Nausner kishte përzgjedhur temën “Fellowship” ose “Shoqëria”.
Kjo temë është vazhdim i seminarit të kaluar “Zakonet e Shenjta”.
Këto seminare konsistojnë në përmirësimin e mbarëvajtjes së kishës dhe më specifikisht në Studimin e Biblës.
Superintendenti Wilfried Nausner e kishte ndërtuar temën e seminarit duke cituar autorët më të mirë metodistë nga Britania e Madhe.
Gjatë seminarit pati kohë për diskutime në grup, me qëllim përmirësimin e punës në kishat lokale të Pogradecit, Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe Buzahishtës.
Superintendenti Wilfried dhe Jean Nausner thanë se do ta ndjekin punën nga afër, duke i ndihmuar pastorët dhe personat laikë që t’i vënë në praktikë materialet e marra gjatë këtij seminari.
Ishte një kohë e bekuar dhe aspak e mërzitshme për të gjithë anëtarët.
I jemi falenderues Perëndisë për donatorët tanë besnikë, që na ndihmojnë për rritjen në besim të të krishterëve tanë metodistë në Shqipëri.