Seminare

Pastorët, personat laikë dhe bashkëpunëtorët e kishave tona të Bashkuara Metodiste në Shqipëri mbajtën seminarin e radhës, vazhdim i “Zakoneve të Shenjta”.

Këtë herë ata patën mundësi për të mësuar më shumë rreth zakonit të shenjtë të “Thyerjes së Bukës” (Breaking Bread), një literaturë e përpunuar nga Kisha Metodiste në Britaninë e Madhe.

Kjo temë u zgjodh nga superintendenti i kishës sonë, Wilfried Nausner, i cili u përpoq të vinte theksin me këtë zakon të shenjtë, i cili daton që në periudhën e Dhjatës së Vjetër dhe e cila u perfeksionua prej Jezus Krishtit në Darkën e Fundit me dishepujt e Tij.

Seminari u përpoq që ta bënte Thyerjen e Bukës një zakon më vete, krahas asaj tradicionales, që ne përdorim në Darkën e Zotit.

Pati diskutime në grup, prej të cilave u konkludua dhe u implementua se gjesti i Ndarjes ose Thyerjes së Bukës është një instrument i mikëpritjes dhe miqësisë shqiptare.

Ndarja në grupe
Ndarja në grupe
Pastori Laik i KBM Pogradec, Përparim Kasmollari

Drejtuesi i seminarit iu dha të pranishmëve materiale udhëzuese se si të organizojnë shërbesa të Thyerjes së Bukës dhe shpjegoi me hollësi kuptimin e Darkës së Zotit. Obligim për ta është transmetimi i dijeve në këtë seminar tek anëtarët e tjerë të kishave.

Superintendenti Wilfried Nausner (djathtas) dhe Amadeo Çela (majtas)

Seminari u përmbyll me marrjen e Darkës së Zotit, me ndihmën e pastorëve të shuguruar Florian Çela dhe Gjergj Lushka.

Foto e shkrepur pas Darkës së Zotit

Materialet u përkthyen nga sekretari i KBM Shqipëri, Amadeo Çela.

Seminari u mbajt në Golem, në Hotelin Fafa në datat 12-13 Dhejtor.

Koha e miqësisë dhe literaturës na dhanë ngrohtësi për të vazhduar më përpara, për shkak të solidaritetit që e karakterizonte këtë seminar.

I jemi falenderues Perëndisë, që na bën të përballojmë sfida të shumta dhe me ndihmën e Tij na bën që në çdo situatë të dalim më të fortë dhe më të bashkuar.

Falenderime donatorëve tanë besnikë që na mundësojnë të rrisim lidershipin nëpër kishat tona dhe që na bën të kuptojmë më shumë rreth gjesteve tepër të vogla, por kuptimplota për jetën e kishës sonë.