Seminare

Pastorët dhe predikuesit laikë të Kishës së Bashkuar Metodiste në Shqipëri morën pjesë në një seminar frymëzues tre-ditor së bashku me kolegët e tyre nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Të tri shtetet janë pjesë e një Konference të përbashkët Vjetore, që shërben si një familje shpirtërore ku ndahen përvoja, sfida dhe bekime.

Këtë vit, seminari u mbajt në Shkup, nën mikpritjen e ngrohtë të Distriktit të Maqedonisë. Tema kryesore ishte forcimi i marrëdhënieve ndërnjerëzore, bashkëpunimit ndërkishtar dhe lidhjeve në nivel distrikti.
Takimin e udhëhoqi Peshkopi Stefan Zürcher, i cili frymëzoi pjesëmarrësit me fjalë mbi unitetin, dashurinë dhe thirrjen e përbashkët për t’i shërbyer Krishtit.

Të ftuar të veçantë ishin pastori John Calhun nga Kisha Metodiste anglisht-folëse e Vjenës dhe pastori hungarez Bence Vigh.
Në sesionet e grupit, pastorët ndanë historitë personale të thirrjes së tyre në shërbesë – mënyrën se si Zoti i udhëhoqi drejt derës së kishës – dhe diskutuan tema të rëndësishme si djegia shpirtërore (burnout) dhe sfidat e punës pastorale.

Këto ditë ishin një kohë e bekuar bashkësie, lutjeje dhe frymëzimi. Megjithë dallimet gjuhësore, dashuria e Krishtit bashkoi zemrat dhe forcoi lidhjet mes pastorëve të rajonit.
Takimi përfundoi me falënderime dhe lutje, duke u lënë të gjithëve dëshirën për t’u ribashkuar përsëri.
Takimi i radhës do të mbahet në Serbi, gjatë pranverës së ardhshme në Konferencën Vjetore të radhës.

Pastorët dhe predikuesit laikë të Shqipërisë (dhe përkthyesi Amadeo Çela)
Pastorët dhe predikuesit laikë bashkë me superintendentin Wilfried dhe Jean Nausner