Projekti i patateve

Jemi shumë falenderues për financimin e këtij projekti dhe për punën e bërë  nga fermerët e fshatit Buzahishtë. Ky projekt pati si qëllim të ndimonte familjet e kishës dhe kryesisht grave të bashkësisë atje për të patur mundësi punësimi duke mbjellë një dynym patate për të siguruar të ardhura finaciare për veten e tyre dhe për famijen. Na gëzon fakti që këto gra punuan bashkarisht për projektin duke ndihmuar njera tjetrën. Ky projekt shërbeu dhe për vllazërimin dhe forcimin e marrëdhënieve në kishë. Qëllimi i këtij projekti ishte që fermerët në fund  të shkuljes së prodhimit të patateve duhet të kthenin 300 kg farë patate e cila do të shërbente për t’ia dhuruar grave të familjeve të varfra dhe miqve të kishës për të patur mundësi dhe këta të përfitojnë falas farë e patates të cilësisë (A). Tashmë është realizuar ky qëllim. Kjo sasi fare është tashmë e magazinuar dhe e gatshme për t’u dhuruar.