Ordinime

KBM Shqipëri pati një eveniment tepër të çmuar në të dielën e datës 22 shtator, pasi pastori i Tiranës dhe i Durrësit, Gjergj Lushka dhe pastori i Elbasanit, Florian Çela u shuguruan si pastorë me kohë të plotë.

Ceremonia u drejtua nga peshkopi i Kishës së Bashkuar Metodiste për Evropën Qendrore dhe Jugore, Dr. Stefan Zürcher.

Eventi u zhvillua në ambientet e KBM Pogradec.

Pastorët Gjergj Lushka dhe Florian Çela dhanë premtimin përpara peshkopit dhe dhjetëra të pranishmëve se do të shërbejnë kudo dhe kurdo që KBM Shqipëri do të ketë nevojë.

Ata u shpallën si pleq të shuguruar që në Konferencën e fundit Vjetore mes tre distrikteve, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri në prill të vitit të shkuar në Monospitovo, Strumicë.

Monospitovo, Prill 2024

Në sallë kishte një grup të madh vizitorësh, duke përfshirë superintendentin e Serbisë, Daniel Sjanta dhe 3 pastorë, gjithashtu superintendenti i Maqedonisë së Veriut, Marian Dimov dhe një grup pastorësh nga shteti fqinj. 

Superintendenti i Serbisë (djathtas) dhe ai i Maqedonisë së Veriut (në mes)

Po ashtu të pranishëm ishin edhe drejtori i Diakonisë për Maqedoninë e Veriut, Martin Konev, babai i tij, Mitko Konev i cili përkujdeset për qendrën Miss Stone Center, si edhe motër Christina Cekov. 

Martin Konev dhe Christina Cekov

Po ashtu si i ftuar special kishte ardhur nga Vjena, pastori John Calhoun, i cili predikon në një kishë metodiste anglisht-folëse në kryeqyetin austriak. 

Pastori John Calhoun

Të pranishëm ishin metodistë nga të gjitha kishat tona në Shqipëri. 

Pastorët nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përpara se të vinte momenti i shugurimit iu nënshtruan disa seminareve nën drejtimin e peshkopit Dr. Stefan Zurcher. Po ashtu, folën edhe superintendenti i KBM Shqipëri, Wilfried Nausner, pastori John Calhon dhe superintentendi i Serbisë, Daniel Sjanta. 

Seminari i pastorëve

Seminari kishte të bënte me disiplinën e Kishës Metodiste, si edhe prioritetet e pastorit. 

Organizimi në detaje i të gjithë ceremonisë u bë nga superintendenti Wilfried dhe Jean Nausner, si edhe nga kisha lokale e Pogradecit, me në krye pastor Mustafa Isufi, si dhe të gjitha grave që kontribuan. 

Foto grupi e pastorëve të të tria shteteve dhe bashkëshortet e tyre

Në vizitën e dytë të tijën në Shqipëri, që kur mori detyrën, peshkopi Dr. Stefan Zurcher vizitoi kishën lokale të Buzahishtës.

Familja e predikuesit laik të këtij fshati, Alfros Hyko kishte rezervuar një mikëpritje tepër të ngrohtë për peshkopin dhe bashkëshorten e tij Valérie Zürcher, por gjithashtu edhe për superintentendin Wilfried dhe Jean Nausner, të cilët shoqëroheshin nga sekretari i kishës, Amadeo Çela dhe pastori Gjergj Lushka. 

Aty ata morën pjesë në një ceremoni inaugurimi të ndërtesës, të sapo marrë me qira, e cila ka qenë historikisht kishë, por u ristaurua së fundmi nga fondacioni që e ka në pronësi. 

E falenderojmë Perëndinë, për nderin e madh që na ka bërë për të shpërndarë ungjillin edhe në këto zona të thella të Shqipërisë. 

Jemi tejet të lumtur, që tashmë Shqipëria ka tre pastorë të shuguruar dhe një predikues laik, që është duke ndjekur studimet. 

Buzahishtë, Pogradec, 19 Shtator