Ndërhyrja e Herëshme
Fondacioni Diakonia Metodiste në fokus të punës së tij në komunitet është duke ofruar shërbim ndihmues dhe integrues për fëmijët me Aftësi Ndryshe.
Më shumë se gjashtë vjet nga Mạji i vitit 2017-të Fondacioni Diakonia Metodiste ka zbatuar në qytetin e Tiranës Projektin “Ndërhyrja e hershme“ për fëmijët e moshës (1-8 vjeç) në dy njësitë e Bashkisë Tiranë Numër 2 dhe Numër 8. Ka qenë një vit i sukseshëm për sa i përket ecurisë së projektit dhe numrit të përfituesve që kanë qenë pjesë e tij.
Projekti ka në thelb të punës dhe në qëllimet e tij t’ju vijë në ndihmë fëmijëve me Aftësi Ndryshe për ti ndihmuar ata në zhvillimin e aftësive njohëse dhe komunikative por jo vetëm, projekti ka edhe si qëllim integrimin dhe gjithëpërfshirjen. Në thelb të punës qëndron grupi multidisiplinar që ka kryer punë shumë të mirë profesionale me Dr. Neuropsikiatre Anita Pilika që kryen vlerësimet për çdo fëmijë, Psikologe klinike dhe Terapiste Silva Balliu dhe Ejona Aliu, Logopediste Ana Rrokaj dhe si Punonjës Social dhe mbikqyrës i projektit Gjergj Lushka.
Projekti ofron ndihmë dhe mundësi për prindërit që të trajnohen për të qenë bashkëpunues në punën e përbashkët për zhvillimin dhe integrimin e fëmijëve.
Fondacioni Diakonia Metodise ofron trajnime për prindërit dhe konsulta me doktoreshën për problematikat dhe sfidat që hasin çdo ditë me fëmijtë e tyre.
Numri i përfituesve
Nga projekti kanë përfituar mẹ shumë se 50 fëmijë që kur filloi zbatimin në marrëveshje me Bashkinë e Tiranës dhe momentalisht marrin shërbim 20 fëmijë, me probleme në komunikim, çrregullime ne sjellje etj.
Projekti ofrohet falas dy herë në javë për çdo përfitues dhe shërbimi ofrohet në ambjentet e Fondacionit por në varsësi të rasteve shërbimi ofrohet edhe në kushtet e shtëpisë atje ku fëmija jeton.
Si arrijnë përfitesit të marrin shërbim nga projekti Ndëryrja e Hershme?
Fëmijët vijnë dhe bëhen përfites të projektit në momentin kur ata janë të refruar nga njësia bashkiake numër 2 dhe njësia bashkiake numër 8 por jo vetëm, edhe nga qendrat shëndetësore, çedhet dhe kopshtet në njësitë përkatëse.
Gjithashtu në fondacionin Diakonia Metodiste vijnë edhe referime nga prindërit që kanë fëmijët në projekt duke ju dhënë mundësinë edhe familjeve të tjera të gjejnë mënyra komunikimi me drejtuesit e Fonadacionit për të marrë shërbim për fëmijtët e tyre.
Trajnimi me prindërit
Puna me prindërit është fokusi i punës tonë sepse ata janë partneri kryesor në zhvillimin dhe integrimin e fëmijës në shoqëri. Gjatë vitit çdo muaj në ambjentet e fondacionit organizojmë takime me prindërit mbi tema që lidhen me problematikat dhe shqetësimet që fëmijët me aftësi ndryshe paraqesin. Në këto takime trajnuese pjesëmarrja dhe interesi i prindërve ka qenë i madh, 15-20 prindër kanë qenë prezent në takime të ndryshme të mbajtura nga doktersha Anita Pilika dhe psikologe Silva Balliu. Kanë trajtuar tema thelbësore për sfidat që prindërit kanë me fëmijët e tyre. Dua të përmend se ka mjaft diskutime dhe eksperienca që prindërit ndajnë me njëri -tjetrin duke mësuar dhe komunikuar së bashku.
Falenderim
Ne jemi shumë falenderues për të gjithët donatorët që japin nga të ardhurat e tyre si Diankonie Austria, Diakonie Zentrum Spattstrasße, Linz Austria, Connexio Zurich, Switzerland, Welt mission Gjermani për kontibutin e tyre që projekt të vazhdojë ti shërbejë, fëmijëve, familjeve dhe komunitetit në qytetin e Tiranës.
Jeni të lutur të kontaktoni në adresat e mëposhme për më shumë informacion për projektin dhe mundësi për ata që duan të përfitojnë nga shërbimi.