
Kryem seminarin e radhës të Zakoneve të Shenjta, me temë “Lutja”
Anëtarët e Konferencës Vjetore të Kishës së Bashkuar Metodiste dhe disa nga bashkëpunëtorët morën pjesë në seminarin e radhës me kryetemë Lutjen.
Kjo temë është vazhdimësi e dy seminareve pararendëse nga libri Zakonet e Shenjta, të përpunuara nga Kisha Metodiste në Britani.
Superintendenti Wilfried Nausner kishte përgatitur materialet e nevojshme për thellimin e kohës së lutjes, me qëllim pasjen e kësaj teme nëpër Studimet e Biblës që kishat tona metodiste zhvillojnë në qytetet respektive.
Materialet u përkthyen nga sekretari i kishës, Amadeo Çela.
Në ditën e dytë, peshkopi Dr. Stefan Zürcher iu bashkua grupit të seminarit, me ç’rast diskutuam për paqartësitë e mbetura nga Konferenca e fundit Vjetore mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në fund të marsit, në Pogradec.
Anëtarët e Konferencës sonë të Distriktit, paraqitën përpara peshkopit pakënaqësitë e tyre në rritje lidhur me Konferencën e fundit Vjetore në lidhje me mosmarrjen e përgjegjësive nga dy distriktet e tjera, Serbi dhe Maqedoni e Veriut.
Peshkopi Stefan mirëkuptoi problemet e tyre dhe tha se do e ndiqte situatën me shqetësim më nga afër, me ç’rast iu sugjeroi që të vijojnë këtë marrëdhënie trepalëshe të nisur 5 vite më parë, me shpresën se ato do të thellohen në vazhdimësi.
Distrikti shqiptar u zotua se do të ndërmerrte të gjitha hapat, që kjo të ndodhë, megjithëse theksuan se ende janë skeptikë, në qasjen e dy distrikteve të tjera kundrejt Shqipërisë.
Koha ishte e këndshme, grupi i seminarit pati mundësi të ndante vaktet me njëri-tjetrin dhe gjithashtu të adhuronte Perëndinë me këngë.
Në fund pati edhe një foto familjare.

