Krishtlindje 2024
Krishtlindja është kremtimi i dytë më i rëndësishëm për besimtarët e krishterë pas Pashkës.
Nuk është thjeshtë një festë ku dekorojmë shtëpit tona, qytetin, blejmë dhe bëjmë dhurata por është shumë më tepër se kaq. Është dita kur Perëndia, vjen dhe mishërohet në Jezusin, vendos të jetojë mes popullit të Tij. Krishti është vetë dhurata në trup njerëzor.
Në Krishtlindje Perëndia do përcjellë mesazhin e dashurisë përmes foshnjës Jezus, i cili lind në qytetin e vogël të Betlehemit për të sjellë dritë në botën e mbushur me errësirë, probleme ekonomike, luftëra dhe sfida. Kisha Metodiste kërkon t’ju urojë Gëzuar Krishtlindjet, qofshin të bardha dhe plotë shpresë. Kjo ditë na fton të mirëpresim foshnjën e vogël Jezus duke treguar dashuri dhe kujdes që Ai të jetë i pranuar në zemrat tona. Ndajeni këtë urim me ata që do të takoni në këto ditë festive. Krishti lindi, pranojeni atë si shpëtimtar. Amen!