Konferenca Vjetore Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Serbi.
- Në vitin 2024 Konferenca Vjetore u mbajt në Monospitovo, Maqedoni në datat 4-7 Prill. Kisha e Bashkuar Metodiste e Shqipërisë doli me rezultate të kënaqshme nga kjo konferencë, pasi dy nga pastorët e saj, Florian Çela dhe Gjergj Lushka do të ordinohen në shtator
- Konferenca vjetore e vitit 2023 u zhvillua në Padina, Serbi. Morën pjesë 3 distriktet Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Serbi. Në këtë konferencë për herë të parë ne patëm nderin të kishim edhe peshkopin e sapo zgjedhur Stefan Zürcher. Gjatë konferencës u bënë raportime të punës vjetore nga të 3 qarqet por gjithashtu u morën shumë vendime të cilat nxisin bashkëpunimin dhe forcojnë marëdhëniet midis distrikteve.
- Për herë të parë në 2022 Konferenca Vjetore u zhvilluan në Shqipëri në qytetin e Pogradecit.
Delegatët e Shqipërisë në Konferencën Vjetore
Konferenca Qendrore e Evropës Qendrore dhe Jugore
Konferenca Vjetore: Zvicër, Francë Afrika e Veriut (përfshirë Belgjikë, Algjeri, Tunizi)
Konferenca Vjetore: Maqedoni e Veriut, Serbi, Shqipëri
Konferenca Vjetore: Austri
Konferenca Vjetore: Republika Çeke
Konferenca Vjetore: Poloni
Konferenca Vjetore: Hungari
Konferenca Vjetore: Rumani
Peshkopi i ri Stefan Zürcher
Më 18 nëntor, delegatët e Konferencës Qendrore në Bazel, zgjodhën peshkopin e ri për Kishën Metodiste në Evropën Qendrore dhe Jugore Dr. Stefan Zürcher. Zürcher mori 41 vota në votimin e katërt.
Stefan Zürcher është 55 vjeç. Pas studimeve për agronomi në ETH Zyrih, ai studioi në qendrën e formimit teologjik të Metodizmit gjermanishtfolës në Reutlingen të Gjermanisë dhe më pas vazhdoi doktoraturen në fakultetin teologjik të Universitetit të Zyrihut.
Nga viti 2000 deri në vitin 2015 ai punoi si pastor në Oberland të Zyrihut në kishat metodiste në Rüti, Wald dhe Hombrechtikon. Që nga viti 2015 është Superintendent i Kishës Metodiste në distriktin e Zvicrës. Përveç një sërë angazhimesh në Kishën Metodiste, Stefan Zürcher është gjithashtu aktiv si kapelan(pastor) i ushtrisë. Stefan Zürcher është i martuar dhe ka katër fëmijë të rritur.
Ai nuk është një strateg, thotë Zürcher për veten e tij, por dikush “që ndihmon në realizimin e gjërave dhe krijon hapësirë për të eksperimentuar”.
Ai gjithashtu pëlqen të marrë rrugë jokonvencionale. “Për më tepër, më pëlqen të jem mësues dhe predikues i ungjillit.”
Stefan Zürcher u zgjodh për të pasuar peshkopin Patrick Streiff, i cili ka drejtuar Konferencën Qendrore që nga viti 2006.