Mirë se erdhet në bashkësinë tonë!
Metodistët janë njerëz që i besojnë Perëndisë sepse e dinë se ai i do ata. Ne mësojmë nga Jezusi.
Bashkësia e Tiranës
Kisha Metodiste ka në misionin e saj të përbashkët të shkojë tek njerëzit që pranojnë dhe lejojnë Krishtin të vijë për të ndryshuar jetën e tyre.
Ju ftojmë ti bashkoheni shërbesave dhe aktiviteteve tona pranë ambjenteve të Kishës Metodiste Tiranë, prezenca juaj është gëzim dhe bekim për ne.
Shërbesat
E Martë: ora 19:00 studim biblik
E Diel ora 10:00 shërbesa
E Diela e parë e çdo muaji shërbesa zhvillohet në orën 18:00
Adresa: Rruga Mehmet Brocaj, mbrapa shkollës Jeronim De Rada, Tiranë
24 Shkurt
2026
Konferenca Lokale 2026
Konferenca Lokale në Kishën e Bashkuar Metodiste Tiranë për vitin 2026 u mbajt në 24 Shkurt në ambientet e kishës me praninë e superintendentit Wilfried dhe Jean Nausner. Pastori Gjergj Lushka, Amadeo Çela, Shyqo Muço dhe Marinela Lushka mbajtën raportet e tyre përpara bashkësisës në lidhje me punën e bërë gjatë vitit të shkuar për sa i përket, shërbesës së të dielës, punët me fëmijët, të rinjtë, kursi i pianos dhe të ardhurat dhe shpenzimet e kishës.
11 Janar
10:00
Shërbesa e Besëlidhjes
Shërbesa e Besëlidhjes është një moment i rëndësishëm për metodistët të reflektojnë mbi udhëtimin e tyre shpirtëror, të rikushtohen për dishepullizim dhe të kërkojnë udhëzim nga Perëndia për vitin që vjen. Është një kohë për reflektim personal. Kjo shërbesë është një ngjarje e shenjtë për bashkësitë tona, kur ne kujtojmë besëlidhjen me Zotin në momentin që kemi pranuar Krishtin në jetën tonë dhe jemi pagëzuar.

