Mirë se erdhet në bashkësinë tonë!

Metodistët janë njerëz që i besojnë Perëndisë sepse e dinë se ai i do ata. Ne mësojmë nga Jezusi.

Bashkësia e Pogradecit

Kisha Metodiste ka në misionin e saj të përbashkët të shkojë tek njerzit që pranojnë dhe lejojnë Krishtin të vijë për të ndryshuar jetën e tyre.

Ju ftojmë ti bashkoheni shërbesave dhe aktiviteteve tona pranë ambjenteve të Kishës Metodiste Pogradec, prezenca juaj është gëzimi dhe bekim për ne.

Shërbesat

E Shtunë: Ora 15:00 koha e lutjes
E Diel: Ora 15:00 shërbesa
2 të Enjte në muaj zhvillohet  takimi i grupit të grave në orën 15:00

Adresa: Rruga  Dëshmorët e Pojskës 52, shëtitorja e liqenit, Pogradec

 

27 Shkurt

16:00

Konferenca Lokale 2026

Konferenca lokale organizohet nga Kisha Metodiste me përfshirjen e pastorit, udhëheqësit e kishës dhe anëtarët që mblidhen së bashku për të diskutuar aspekte të ndryshme të jetës së kishës, të tilla si çështjet shpirtërore, kontaktet me komunitetin, vendimet administrative dhe tema të tjera përkatëse.


11 Janar 2026

15:00

Shërbesa e Besëlidhjes

Shërbesa e Besëlidhjes është një moment i rëndësishëm për metodistët të reflektojnë mbi udhëtimin e tyre shpirtëror, të rikushtohen për dishepullizim dhe të kërkojnë udhëzim nga Perëndia për vitin që vjen. Është një kohë për reflektim personal. Kjo  shërbesë është një ngjarje e shenjtë për bashkësitë tona, kur ne kujtojmë besëlidhjen me Zotin në momentin që kemi pranuar Krishtin në jetën tonë dhe jemi pagëzuar.


Drejtuesit

Këtu po prezantojmë shkurtimisht veten

Florian Çela
Pastor Mbikëqyrës
Perparim Kasmollari
Pastor Laik