Mirë se erdhet në bashkësinë tonë!
Metodistët janë njerëz që i besojnë Perëndisë sepse e dinë se ai i do ata. Ne mësojmë nga Jezusi.
Bashkësia e Elbasanit
Mirë se erdhet në bashkësinë e Kishës së Bashkuar Metodiste Elbasan. Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të pranojnë Jezusun në jetën e tyre, të shpëtohen dhe të nisin një jetë të re.
Ju mirëpresim!
Shërbesat
Të Dielën në orën 10:00 zhvillohet Shërbesa dhe Takimi i Fëmijëve.
Një herë në dy javë, cdo të mërkurë zhvillohet Studimi i Biblës në orën 16:00, të mërkurën që s’ka studim zhvillohet Takimi i Grave në të njëjtën orë.
Adresa: Rruga Dhimitër Shuteriqi, lgj. 5 Maj, Elbasan
15 Shkurt
11:00
Konferenca Lokale 2026
Konferenca Lokale 2026 u mbajt në 15 Shkurt në prani të superintendentit Wilfried dhe Jean Nasuner, ku pastori Florian Çela, Bujare Kalemi, Lumturi Panxhi dhe Donika Çela lexuan raportet e tyre në lidhje me punën 1 – vjeçare të bërë në KBM Elbasan.
11 Janar
10:00
Shërbesa e Besëlidhjes
Shërbesa e Besëlidhjes është një moment i rëndësishëm për metodistët të reflektojnë mbi udhëtimin e tyre shpirtëror, të rikushtohen për dishepullizim dhe të kërkojnë udhëzim nga Perëndia për vitin që vjen. Është një kohë për reflektim personal. Kjo shërbesë është një ngjarje e shenjtë për bashkësitë tona, kur ne kujtojmë besëlidhjen me Zotin në momentin që kemi pranuar Krishtin në jetën tonë dhe jemi pagëzuar.

