Kampi rajonal i të rinjve

Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri 31 Korrik- 4 Gusht)

Kjo verë ka qenë e bukur dhe plot ngjyra për Kishën e Bashkuar Metodiste në Shqipëri. 

Të rinj nga kishat tona ju bashkuan kampit veror në Serbi i cili u zhvillua në qytetin malor Zlatibor, ku shijuam bukuritë e natyrës dhe freskinë  në forcimin e marrëdhënieve së bashku.

Si temë kryesore ishte “Freskia”. Në këtë kamp pesë ditor morën pjesë të rinj nga të tre shtetet e Konferencës Vjetore, UMC në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëria. Kampi kishte në qendër freskimin e marrëdhënieve përmes Fjalës së Perëndisë në Bibël, në marrëdhënie shoqërore dhe në marrëdhien në kishë. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 30-të pjesëmarrës. UMC e Shqipërisë u përfaqësua nga 6 të rinj që udhëtuan për në qytetin Zlatibor në Serbi. 

Të rinjët kaluan një kohë të shkëlyqer së bashku duke ndërtuar marrëdhënie miqësi dhe forcimin e unitetit. Jemi falenderues Perëndisë për mundësitë që na jep për të ndarë besimin dhe shkëmbyer eksperienca bashkë.