Diakonia
Qendra Diakonia në Pogradec shërbeu si një vendtakimi për mbi dhjetë vite, duke iu ardhur në ndihmë dhjetëra të moshuarve të qytetit dhe personave me aftësi ndryshe. Ideja për themelimin e saj lindi pasi këtij qyteti i mungonte një qendër e tillë sociale, që t’u vinte në ndihmë të moshuarve. Ndihemi të lumtur që me ndihmë të Bashkisë Pogradec dhe fondacioneve të tjera, u hap një qendër e re sociale. Për shkak të mungesës së fondeve dhe për shkak të përmbushjes së misionit tonë për të pasur një qendër sociale të financuar nga Bashkia e atyshme, jemi të keqëardhur të njoftojmë se kjo qendër ndalon së funksionuari nga janari 2026.