Deklaratë Zyrtare e Kishës së Bashkuar Metodiste në lidhje me martesën simbolike mes të njëjtës gjini në Tiranë
Lidhur me pjesëmarrjen e një pastori në një ceremoni martesore të të njëjtit seks në zyrën e gjendjes civile të bashkisë Tiranë më 19.5.2024
Sipas informacioneve nga burime të ndryshme mediatike një ceremoni është zhvilluar në Tiranë më 19.5.2024 në prani të një pastori të Kishës Metodiste të Britanisë. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur saktësisht në Bashkinë e Tiranës dhe nuk mund të komentojmë.
Kisha e Bashkuar Metodiste në Shqipëri është pjesë e Kishës së Bashkuar Metodiste në mbarë botën dhe në lidhje të ngushtë me Kishat e tjera Metodiste të Bashkuara në Evropë me qeverisjen e saj të pavarur nga Kisha Metodiste në Britani.
Megjithatë në rajone të ndryshme të botës Kishat Metodiste kanë rregulla të ndryshme, shumë shpesh në përputhje me ligjet e vendeve ku shërbejnë. Pastorët e Kishës së Bashkuar Metodiste në Shqipëri nuk kanë kryer apo marrë pjesë në martesa të të njëjtit seks.
Tradicionalisht pastorët e Kishës së Bashkuar Metodiste kryejnë ceremoni martesore dhe besëlidhje në kisha dhe nuk kanë ndërmend të përdorin ndërtesat e bashkisë ose zyrat e gjendjes civile.
Kisha e Bashkuar Metodiste pohon shenjtërinë e besëlidhjes martesore, e cila shprehet në dashuri, mbështetje reciproke, përkushtim personal dhe besnikëri të përbashkët midis një burri dhe një gruaje.
Superintendent Wilfried Nausner
20 maj 2024