Kampi Veror Familjar dhe Trajnimi i Lidershipit të KBM
Pesë kishat e Bashkuara Metodiste Metodiste të Shqipërisë organizuan Kampin Veror Familjar 2026, i cili përbëhet nga një kohë seminari, pushimi dhe miqësie mes vëllezërve dhe motrave të kishave tona.

Këtë vit, ne zgjodhëm përsëri plazhin e Spillesë, pasi kemi ndërtuar tashmë një traditë në këtë fshat.
Rreth 70% e anëtarëve të kishave tona morën pjesë në këtë kamp, i cili përbën aktivitetin më të madh vjetor.

Një grup me të gjitha moshat e përfshira, padyshim me dallimet dhe ngjashmëritë bashkëjetoi në këtë kohë rifreskimi, shërbimi dhe shoqërie për 6 ditë të plota.
Tema kryesore ishte “Shërbimi/ Të shërbesh”.

Kjo ishte tema e fundit e seminarit të “Zakoneve të Shenjta” në qershorin e fundit.
Pastorët tanë kishin zgjedhur nëntemat e tyre në lidhje me temën kryesore për të ndërtuar seminaret e tyre.
Për secilën ditë, pati ndarje mendimesh në kohën në grupe. Vumë theksin te të ndarit me njëri-tjetrin se sa te krahasimi i mendimeve me grupeve të tjera, kështu që lamë më shumë kohë për bisedat në grup, të pranishmit e vlerësuan shumë këtë gjë.





Fëmijët kishin kohën e tyre të temës me thënie biblike, vizatime dhe lojëra të tjera, të cilat me shumë dëshirë ua tregonin edhe të rriturve në fund të seminarit.

Padyshim që të gjithë morën një kohë pushimi në detin dhe dallgët e plazhit të Spillesë.
Pati kohë për lojëra në rërë.



Tema u drejtua nga superintendenti i ri i kishës sonë, Gjergj Lushka bashkë me pastorët Florian Çela, Përparim Kasmollari dhe Alfros Hyko. I falenderojmë pa masë për kontributin e tyre të vyer dhe për meritën për atmosferën e mirë mes anëtarëve të kishave tona.

Një falenderim shkon gjithashtu për donatorët tanë besnikë, të cilët mundësojnë kryerjen e këtyre aktiviteteve që i shërbejnë rritjes së identitetit metodist në vendin tonë.