Ndërhyrja e Hershme

Fondacioni Diakonia Metodiste në fokus të punës së tij në komunitet është duke ofruar shërbim  ndihmues dhe integrues për fëmijët me Aftësi Ndryshe.   

Projekti “Ndërhyrja e Hershme” është një sistem shërbimesh multidisiplinare që përfshin vlerësimin dhe trajtimin e fëmijëve nga mosha 1 deri në 8 vjeç, të cilët paraqesin çrregullime ose vonesa në zhvillim dhe kanë nevojë për mbështetje profesionale.

 

Shërbimet synojnë të identifikojnë dhe të përmbushin nevojat individuale të çdo fëmije në pesë fusha kryesore të zhvillimit:

  • Zhvillimi Social
  • Zhvillimi i Komunikimit dhe Gjuhës
  • Zhvillimi Sjellor
  • Zhvillimi Motorik
  • Zhvillimi Konjitiv

 

QËLLIMI DHE RËNDËSIA

Qëllimi i Projektit

Projekti synon të reduktojë vështirësitë dhe vonesat në zhvillimin e fëmijëve, duke nxitur potencialin e tyre të plotë dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe të familjeve.

Rëndësia e Ndërhyrjes së Hershme

Zhvillimi i hershëm socio-emocional dhe fizik përbën themelin mbi të cilin ndërtohen aftësitë konjitive dhe gjuhësore.

Shërbimet cilësore, të ofruara nga profesionistë të specializuar, mund të ndryshojnë ndjeshëm trajektoren e zhvillimit të fëmijës, familjes dhe komunitetit.

 

KUSH PËRFITON?

Përfitues nga ky shërbim janë:

  • Fëmijët nën moshën 8 vjeç, me ose pa diagnozë të përcaktuar;
  • Fëmijët me vonesa në zhvillim;
  • Fëmijët me çrregullime konjitive, socio-emocionale dhe sjellore;
  • Fëmijët me vështirësi në komunikim dhe përshtatje;
  • Familjet që kanë nevojë për mbështetje profesionale.

 

 

BASHKËPUNIMI ME PRINDËRIT

Rëndësia e Bashkëpunimit me Prindërit

Marrëdhënia prind–fëmijë–terapist ka një rëndësi të veçantë në procesin e ndërhyrjes së hershme. Prindërit konsiderohen partnerë kyç dhe burim i rëndësishëm informacioni për zhvillimin e fëmijës.

Për ta ofrohen trajnime dhe këshillime për:

  • rritjen e aftësive prindërore;
  • mbështetjen efektive të fëmijës;
  • forcimin e bashkëpunimit me profesionistët.

Çfarë Synojmë të Arrijmë?

  • Fuqizimin e fëmijës dhe familjes.
  • Forcimin e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve dhe institucioneve.
  • Zgjerimin e partneriteteve në mbështetje të komuniteteve në nevojë.

 

 

SI OFROHET SHËRBIMI & KONTAKTET

Si ofrohet shërbimi?

Shërbimi i projektit “Ndërhyrja e Hershme” ofrohet në ambientet e qendrës përmes një qasjeje të strukturuar dhe profesionale.

  • 2–3 seanca në javë.
  • Kohëzgjatja: 60 minuta për seancë.
  • Terapi zhvillimi dhe logopedi.
  • Vlerësim fillestar nga mjeku psikiatër.
  • Hartimi i programeve individuale sipas nevojave të fëmijës.
  • Komunikim i vazhdueshëm me prindërit.

Falenderim

Ne jemi shumë falenderues për të gjithët donatorët që japin nga të ardhurat e tyre si Diankonie Austria, Diakonie Zentrum Spattstrasße, Linz Austria, Connexio Zurich, Switzerland, Welt mission Gjermani për kontibutin e tyre që  projekt të vazhdojë  ti shërbejë, fëmijëve, familjeve dhe  komunitetit në qytetin e Tiranës.

Jeni të lutur të kontaktoni në adresat e mëposhme për më shumë informacion për projektin dhe mundësi për ata që duan të përfitojnë nga shërbimi.

Partnerët Tanë

  • Bashkia Tiranë
  • Drejtoria e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale
  • Diakonie Zentrum Spattstraße, Linz, Austri
  • Connexio, Zurich, Zvicër
  • QEZHF
  • Fshati SOS, Tiranë

 

 

📍 Adresa: Rr. Mehmet Broçaj, Tiranë
📧 Email: umc.albania.office@gmail.com / silvaibi93@gmail.com
🌐 Web: www.kbm.al
📞 Cel: 069 943 2176

Grupi Multidisiplinar

Silva Balliu
Drejtuese Projekti / Psikologe Klinike
Arlinda Lepuri
Psikologe Shkollore
Jonilda Prendi
Logopede
Viola Dhoga
Logopede
Gjergj Lushka
Punonjës Social